Festa e flamurit u shënua edhe në qytetin e Kumanovës. Por këtë festë kumanovarët e shënuan me një marsh të organizuar nga studentët e fakultetit të Administratës dhe biznesit në këtë qytet. Studentët filluan marshin para fakultetit dhe përfunduan në sheshin e qytetit. Marshi kaloi pa incidente dhe pa brohoritje. Organizatorët thanë se qëllimi ishte që këtë vit në Kumanovë festa e flamurit të shënohet në këtë mënyrë duke u tubuar të gjithë qytetarët pa dallime politike. Po marshit, në Kumanovë dita e flamurit u shënua edhe nëpër shkollat fillore dhe të mesme me programe artistike të përgatitur nga vet nxënësit
“Qëllimi i marshit është ta festojmë ditën e flamurit, në mënyrë paqësore, pa brohoritje dhe pa asgjë tjetër. Kjo nismë është një nismë e pastër studentore, pa ngjyrime politike apo grupore dhe shpresojmë si e tillë të mbetët përgjithmonë. Në Kumanovë festa e flamurit të shënohet në mënyrë të civilizuar, të qetë dhe normalisht të bashkuar”, deklaroi Mevlan Avdili. /Alsat-M/
admin
11 years ago
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago