Një numër i konsiderueshëm meteorësh ka përshkuar qiellin e Rusisë mëngjesin e sotëm. Rreth 400 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e dëmeve që ka sjellë rënia e meteorëve në Rusinë Qendrore, raportojnë mediat ruse.
Shumica e të plagosurve janë nga shpërthimi i xhamave në afërsi të banesave ku kanë kaluar meteorët.
Sipas mediave ruse, meteorët nuk janë përplasur në tokë, por kanë kaluar në afërsi të qytetit Chelyabinsk duke shkaktuar dëme materiale.
Chelyabinsk është një qytet industrial rreth 950 kilometra larg Moskës. Qytetarët raportojnë se në qiell janë parë meteorë të zjarrtë që linin pas tyre, re tymi të bardhë./noa.al/
EDITOR
12 years ago
previous article
Milani skuadra e parë me teknologji inovative (Video)
next article
Rinia tetovare: 'Duam leximore'
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago