Dhjetra të rinjë, me libra në dorë dhe të ulur në banka të cilat ishin vendosur në trotuare në pjesën më të frekuentuar të qytetit, dëshmuarn se qytetit i nevojitet një leximore.
Se Tetovës i mungojnë shumë gjëra, ndër të cilat edhe një leximore, këtë e ka vërtetuar aktiviteti i sotëm i ‘Ne jemi Ju’ të cilët në mënyrë demostrative para bibliotekës së qytetit kanë shprehur kërkesën e tyre për ndërtimin e një leximorje.
“Të mundësosh një leximore, bibliotekë moderne, teatër, rrugë funksionale, ujë të pijshëm, mirëmbajtje për qytetin është vetëm përmbushje e detyrave ndaj qytetarit, votuesit të përbetuar, e jo plotësim të dëshirave. Në këtë rast nevoja është më e madhe se qejfet për të bërë aktivitet sa për media dhe kamera. Nuk është aktivitet për kritikë por vetëm përkujtim se ky qytet ka nevoja jetike”, thonë nga ‘Ne jemi Ju’.
Në një kohë kur kandidatët po përgatitin strategjitë dhe planprogramet e tyre për periudhën katër vjeçare, besojmë që ky aktivitet do ua bëjë me dije se në agjendat e tyre duhet të jetë edhe leximorja e qytetit.
Tetova është qytet me dy universitete dhe 5 shkolla të mesme publike, kurse asnjëherë nuk ka pasur leximore. /Tetova1.com/