Një ditë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave në KSHZ, lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski doli me kërkesën e tij të fundit për tejkalimin e krizës dhe pjesëmarrjen e tyre eventuale në zgjedhjet lokale. Cërvenkovski kërkon që zgjedhjet lokale të shtyhen edhe për një muaj, ndërsa në shtator, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse opozita do të fitonte zgjedhjet lokale.
“E para, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrja e opozitës dhe kohë e duhur për ndryshimet e kodit zgjedhor në pajtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR, zgjedhjet lokale të shtyhen për një muaj dhe të mbahen më 28 prill. E dyta, nëse në ato zgjedhje lokale listat e këshilltarëve të opozitës së bashkuar ‘Aleanca për ardhmëri’ marrin të paktën një votë më shumë nga listat e koalicionit të VMRO DPMNE-së do të zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 29 shtator”, tha Branko Cërnvekovski, kryetar i LSDM-së.
Cërvenkovski i prerë, nëse Gruevski nuk pranon dy kërkesat e opozitës, atëherë LSDM-ja do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale, ndërsa deputetët do t’i dorëzojnë mandatet e tyre. Ai tha se nëse kryeministri Gruevski pranon kërkesat e tyre, atëherë deputetët e opozitës do të ndërprejnë bojkotin dhe do të kthehen në Kuvend.
“Nëse nuk pranohet ky propozim do t’i bojkotojmë zgjedhjet, dhe deputetët tonë do t’i dorëzojnë mandatet e tyre në parlament. Nëse ky plan dy pikësh pranohet atëherë deputetët e opozitës do të kthehen në kuvend pasi mënyra e vetme për t’i shtyrë zgjedhjet në këtë fazë është me 2/3 e votave për të cilët është e domosdoshëm edhe prania jonë në parlament”, deklaroi Branko Cërnvekovski, kryetar i LSDM-së.
Por VMRO DPMNE hodhi poshtë propozim e Cërvenkovskit. Megjithatë nga kjo parti thonë se mund të lëshojnë pe vetëm rreth afatit për dorëzimin e kandidaturave në KSHZ për 3 apo 4 ditë, ndërsa për këtë kërkojnë që Cërvekovski të deklarohet më së voni deri sot në ora 19.
“Me qëllim që të mos i japim mundësi Cërvkovskit të krijojë alibi shtesë përpara opinionit, se nuk ka kohë për t’u përgatitur rreth listave të këshilltarëve, apo rreth ndryshimeve eventuale në Kodin zgjedhor, nëse vlerësohet se në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR se është ngushtë me kohën dhe prandaj nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, LSDM-së i ofrojmë një mundësi të fundit shpëtimi, ndërsa ajo është që deri në orën 19 sonte nëse pajtohen, VMRO DPMNE është e gatshme ligjërisht të prolongohet afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash për 3 apo 4 ditë, ndërsa data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të mbetet i pandryshuar’, thuhet në përgjigjen me shkrim të partisë së Gruevskit. /Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
Mini-rikonstruim i Qeverisë së Gruevskit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago