PYETJA: Prezentova në një varrim, dhe disa persona kishin shkuar par ate varret, disa tjerë erdhën bashkë me xhenazen, por ende pa u lëshuar xhenazja, ata u ulën. Disa thanë se nuk bën të ulet njeriu derisa të lëshohet poshtë xhenazja. Më intereson sa është kjo e vërtetë?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA:
Fillimisht më duhet të them se pjesmarrja në xhenaze ka vlerë të madhe. Muslimani ka obligim ndaj vëllaut të vet musliman të vdekur që t’ia falë dhe t’ia përcjellë xhenazen. Kështu është shprehur Pejgamberi s.a.v.s. Është e vërtetë se në aspektin e sheriatit namazi i xhenazes është farzi kifaje, që do të thotë se nëse e falin nji grup, tjerët lirohen. Mirëpo, besimtari nuk është në rregull pa shkak të arsyeshëm mos e fal dhe mos e përcjell xhenazen e vëllaut të vet musliman, ngase lëshon sevape të mëdha.
Për sa i përket uljes para lëshimit të xhenazes, nga praktika e Pejgamberit s.a.v.s. shihet se ai nuk është ulur para se të varroset xhenazja. Bile, Hanefitët janë më të zëshëm në konsiderimin e uljes mekruh. Sipas tyre, nuk duhet ulur derisa të varroset xhenazja. Ndërkaq, dijetarët tjerë të cilët e konsiderojnë këtë veprim mekruh, thonë se mekruh është të ulesh para se të lëshohet xhenazja në tokë, ndërkaq pasi të lëshohet në tokë, dhe para se të varroset, mund të ulesh. Ky qëndrim bazohet në hadithin në të cilin qëndron se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ak thënë:“Kur ta përcillni një xhenaze, mos uleni derisa të lëshohet“. Ky tekst është sipas transmetimit të Muslimit.
Së këndejmi, muslimanët duhet t’i përmbahen praktikës së Pejgamberit s.a.v.s. dhe mos të ulen para se të lëshohet në varr xhenazja.
Nëse ulja bëhet para lëshimit të xhenazes, nuk do të thotë se është bërë mëkat, por nuk është vepruar konform praktikës së Pejgamberit s.a.v.s.
Përjashtim bëjnë ata të cilët ulen për shkaqe të arsyeshme, si pleqtë, personat që nuk mund të qëndrojnë në këmbë për shkak ndonjë sëmundje, apo shkojnë në hije për shkak nxehtësisë së madhe, etj.
Allahu e di më së miri.
admin
11 years ago
previous article
Muhamed Tahir Ibn Ashuri
next article
Muhamed Tahir Ibn Ashuri
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago