Muhamed Tahir Ibn Ashuri
1879- 1973
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte një prej dijetarëve më të njohur të shkollës juridike Malikite, jo vetëm në Tunizi por edhe më gjerë, ishte një ligjërues dhe oratorë mjaftë i zoti, një njohës i mirë i shkencave islame dhe një prej reformatorëve bashkëkohorë të ringjalljes tuniziane dhe të luftës kundër kolonisë franceze në Tunizi.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, sipas disa dijetarëve, nuk e ka marrë vendin e duhur në mesin e elitës së dijetarëve islam ndoshta kjo për vetë faktin se ishte i njohur si thirrës për dalje nga metodologjia e vjetër e mësimit të fesë dhe të arsimit në përgjithësi duke kërkuar kështu futjen e metodologjive bashkëkohore në sferën e arsimit andaj edhe ishte një prej reformatorëve të njohur bashkëkohorë. Ndërsa nga Muhamed Reshid Rida, ai ishte quajtur edhe si ‘’ Ambasadori i Zejtunijes ‘’, në sferën e dijes dhe të diapazonit të gjerë të njohurive që kishte. Ai po ashtu është njohur edhe si enciklopedi në vete.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u lind në një nga lagjet e qytetit Tunizi. U edukua në një familje fisnike dhe me një traditë të hershme fetare dhe arsimore, babi i tij ishte prej dijetarëve të njohur të Tunizisë ndërsa familja e tij ishte shpërngulur nga Andaluzia për shkak të ekspeditave krishtere spanjolle që ishin ndërmarrë kundër myslimanëve të atjeshëm dhe që kishin për qëllim krishterimin e tyre. Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, i nxitur nga babi i tij që në moshën tre vjeçare kishte filluar me mësimin përmendësh të Kuranit dhe ende pa mbushur nëntë vite kishte arritur që të mësonte shumë vargje siç ishte Elfi-ja e Imam Malikut, pastaj filloj të mësoj gjuhen franceze nga disa mësues privat në shtëpinë e tij. Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në moshën 13 vjeçare filloj që të merret me mësimin e besimit, dispozitave islame dhe të gramatikës arabe mandej u regjistrua në Universitetin e Zejtunijes dhe nga aty merr diplomë të lartë në vitin 1899.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vazhdoje studimet e larta në Sheriat, Gjuhë Arabe dhe Bazat e Fesë, ndërsa komentimin dhe llojet e leximit të Kuranit i mësonte nga i ati i tij. Pastaj mësoj filozofinë, bazat e fikhut dhe hadithit.
Pas përfundimit të studimeve të tija në vitin 1899, filloj të punonte si profesor në Universitetin e Zejtunijës ndërsa më vonë fillon studimet e Gjuhës Franceze në Universitetin e Algjerisë duke arritur që në vitin 1935 të diplomohet në shkallët më të larta akademike të këtij universiteti.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në vitin 1961 filloj të punonte si dekan i fakultetit të Sheriati në Universitetin e Zejtunijes në Tunizi, universitet ky që kishte arritur të nxirrte një numër të madh të dijetarëve të njohur të fesë islame. Ndërsa në vitin 1956 i ishte besuar udhëheqja e këtij universiteti deri në pensionin e parakohshëm të tij për shkak të qëndrimeve të tij që kishte kundër Presidentit tunizian Burkia që kërkonte të ndalohej agjërimi në Tunizi.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte bërë disa udhëtime dhe kishte mbajtur disa ligjërata jashtë vendit, ai kishte udhëtuar në Francë, Turqi, Indi, ne Kuvajt si dhe në disa vende tjera.
Po ashtu kishte punuar edhe si Gjykatës, pastaj si Drejtor i Gjykatës Supreme të Tunizisë, pastaj Myfti i Tunizisë, Gjykatës Suprem në Gjykatën e Lartë Islame si dhe ishte dekan në fakultetin e Sheriatit të Universitetit të Zejtunijës deri në vdekjen e tij.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, po ashtu ishte pjesëmarrës edhe në shumë simpoziume, seminare dhe debate të ndryshme në nivel vendor dhe atij botërorë, është po ashtu anëtar i Këshillit Botëror Islam me seli në Meke, anëtar i Këshillit të gjuhëtarëve arab në Kajro, anëtar i Këshillit Shkencor Arab me seli në Damask, anëtarë i Këshillit për kërkime dhe hulumtime islame në Egjipt, si dhe anëtarë i Këshillit Arsimorë të Universitetit Islamik në Medine.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, e kishte trashëguar një bibliotekë të madhe nga i atij dhe nga kjo kishte përfituar shumë ndërsa për gjatë jetës së tij ishte munduar që në maksimum të e pasuronte këtë bibliotekë me botime të reja të asaj kohe, ai po ashtu ishte i njohur edhe në fushën e shkrimit dhe të botimit të librave. Ai po ashtu është edhe autor i mbi 35 librave ndërsa një pjesë tjetër e librave të tij ende janë vetëm dorëshkrime dhe presin ende dritën e botimit.
Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq me 19.04.1970 në Tunizi, vdekja e tij ishte një humbje e madhe për mbarë botën islame dhe nga shumë prej dijetarëve bashkëkohorë llogaritet si një përmbyllje e një kapitulli të dijetarëve të rangut të lartë siç ishte Muhamed Tahir Ibn Ashuri, Allahu xh.sh e mëshiroftë.
Përgatiti: Artan Musliu