Numri i myslimanëve në Kinë në njëzet vitet e fundit është rritur dyfish . Rezulton se në Kinë, ekonominë e dytë të botës, feja e cila rritet më shpejt është Islami.
Numri i tyre në Kinë ka kaluar 100 milion.
Interesimi për Islamin në vendin më të populluar në botë çdo ditë po rritet. Në Kinë e cila ka një popullsi prej 1 miliard e 400 mijë, sipas të dhënave zyrtare, ekzistojnë 45 mijë xhami. Nga 56 grupe etnike të ndryshme, 14 prej tyre e përbëjnë myslimanët.
Përkundër bindjes që njihet tek ne, shumicën e popullatës myslimane në Kinë, nuk e përbëjnë ujgurët turq, uzbekët, dhe kazakët. 90% të popullatës myslimane në Kinë e përbëjnë Hui kinezët, një grup etnik me prejardhje kineze.
Çdo ditë 60 kinezë pranojnë islamin
Në Kinë, ku 42% e banorëve nuk janë pjesëtarë të asnjë religjioni, sipas të dhënave zyrtare, feja e cila rritet më shpejt është Islami. Të dhënat zyrtare flasin se mesatarisht rreth 60 kinez e pranojnë islamin në ditë.
Deri para 20 vjetëve në Kinë kanë jetuar 50 milion mysliman. Në vitet e fundit ky numër ka regjistruar numra rekord dhe ka kaluar 100 milionin.
admin
11 years ago
next article
Përse merret shamia si sebep?!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago