Me datë 08.12.2013 (e diel) në qendrën e klubit të shahut “Karposh” në Shkup u mbajt turneu i shahut ku morrën pjesë edhe disa aktivistë të FRI-së. Njëherit këtë turne e organizoi njëri ndër shahistët më të mirë të Republikës së Maqedonisë z. Dejan Stojanovski, përndryshe trajner në klubin e shahut “Karposh”-Shkup.
Po ashtu vlen të cekët se ky eviniment sportiv ishte i hapur për të gjithë dashamirësit e shahut e që kishin shprehur dëshirë të ndjeknin pjesmarrësit e turneut.
Pjesmarrës në këtë turne ishin gjithsej 20 persona të grupmoshave të ndryshme, vendi i dytë i takoi Ubejd Jasharit nga Shkupi, kurse vendi i parë i takoi Krenat Tairit po ashtu nga Shkupi.
Fitusve në fjale i’u nda diploma, kurse diplomat i shpërndau kryetari i klubit të shahut Dejan Stojanovksi, dhe Vlatko Bogdanovski. Trajneri Dejan Stojovski falemenderoi FRI për pjesmarjen në këtë turne si dhe çmoi lartë veprimtarinë që bën FRI në kultivimin e vlerave, humane, njerëzore po edhe sportive tek të rinjtë.
admin
11 years ago
previous article
Xhamia e vetme e sulltanit në Maqedoni afër rrënimit
next article
27 ditë pushim në vitin 2014
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
11 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
11 hours ago