Këtyre ditëve bota humbi një njeri të madh. Njeri i cili edhe pse si individ ishte një zë i fuqishëm që pati jehonë në botën mbarë. Njëri ndër luftëtarët më të njohur të kohës sonë për luftën kundër racizmit dhe aparthejdit.
Me këtë rast, edhe FRI pëkujtojnë jetën e tij por edhe dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve të Republikës Jugafrikane, por edhe gjithë popujve dhe kombeve të botës që akoma nuk i shijojnë frytet e lirisë dhe demokracisë.
Nelson Mandela më nuk është në mesin tonë, por me ne do të jetë vepra e tij e lavdishme që do të ndiqet edhe gjatë kohë derisa të ketë padrejtësi, dhunë, majorizim dhe shkelje të drejtave individuale dhe kolektivte të popujve anë e mbanë botës, thuhet në komunikatën për shtyp të FRI-së.
Tags :
Fri