Një monografi e publikuar në gjuhën maqedonase dhe angleze, e titulluar “Maqedonia e Bukur”, është diskriminuese për shqiptarët, pasi që nuk trajton elementet dhe pasuritë shqiptare në vend.
Përmes një videklipi reklamues ku prezantohet monografia, shihet qartë diskriminimi edhe në baza fetare, ku Maqedonia paraqitet një vend i krishterimit ortodoks.
Monografia përbrenda diskriminon shqiptarët, pasi që nuk trajton historinë e tyre dhe bukuritë natyrore që janë në zonat shqiptare shtrembërohen apo paraqiten ndryshe.
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kanceska-Mileska, ka theksuar se ky libër flet për kulturën fizike dhe shpirtërore të popullit maqedonas.
“Është një artefakt me vlerë për të gjithë ne, por edhe një dhuratë prezantuese për çdo vizitorë në vendin tonë”, theksoi ajo.
Monografia është plotësuar me një film me fotografi për lokalitete historike dhe kulturore në Maqedoni.