Manuel Pellegrini kthehet në objekt talljeje me deklaratat e tij pas ndeshjes me Bajernin. Manchester City fitoi 3-2 ndaj bavarezëve në “Allianz Arena” dhe një gol i vetëm mund t’i jepte anglezëve vendin e parë në grup, por në përfundim të ndeshjes, për habinë e të gjithëve tekniku i citizens theksoi se ekipi kishte nevojë dhe për dy gola të tjerë për të siguruar kreun e grupit me gazetarët që hapën sytë nga habia kur kiliani filloi të fliste në sallën e konferencave për shtyp:
“Doja të fusja Agueron në lojë kur rezultati ishte 2-3 ndaj e nxora në nxehje, por pastaj vendosa të mos ndryshoja duke parë që na nevojiteshin dhe dy gola të tjerë për të arritur vendin e parë në grup. Shënimi i dy golave ishte i vështirë dhe mendova të mos rrezikoj me argjentinasin, pasi i druhesha një dëmtimi të tij”.
Deklarata e Pellegrinit ka irrituar së tepërmi tifozët e City-t të cilët dhe pas ndeshjen akuzuan trajnerin e tyre se pse nuk luajti gjithçka për gjithçka duke ruajtur Agueron, por tashmë që kiliani tregoi se nuk ishte në dijeni të rezultatit me të cilin ekipi i tij siguronte vendin e parë, kritikat ndaj tij do të vinë në rritje, pavarësisht se ai bëhet trajneri i parë në historinë e citizens që arrin të kualifikojë skuadrën për në 1/8 e Champions League.
admin
11 years ago
next article
Tetova ka ndotshmëri më të madhe në Maqedoni (VIDEO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago