Me rastin e 10 dhjetorit  Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të njeriut , Qendra e Vullnetarëve e Departamentit të Rinisë së KBI Ferizaj mbajti sot një konferencë për media në lidhje më këtë ngjarje për të drejtat e njeriut.
Kjo konferencë organizohet pikërisht  kur  sot  10 dhjetor ti vitit  1948 para 65 viteve , Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale te të Drejtave të Njeriut, një dokument ky mbi standartet e respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë popujt dhe vendet e botës, tha Sara Cakolli aktiviste pranë kësaj qendre.
Dita e të Drejtave të Njeriut paraqet çdo vit një mundësi për të festuar të drejtat e njeriut, për të nxjerrë në pah një çështje të veçantë, dhe për të advokuar për gëzimin e plotë e të gjithë të drejtave të njeriut nga ana e të gjithëve dhe kudo.
Prej  15 Qershor 2008 kur ka hyrë në fuqi Kushtetua e Republikës së Kosovës  , Neni 22 i kësaj kushtetete  [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] siç thuhet edhe në tekstin e Kushtetutës :  Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në  vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe  kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve  publike:  dhe  e para prej këtyre dokumenteve ndërkombëtare është
(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
Përndryshe pavarësisht obligimeve që dalin nga ky dokement për garantim të  lirisë së mednimit , të ndërgjegjës dhe të fesë (më konkretisht neni 18 i kësaj deklarate )  në dekadën e fundit kemi pas një sërë raste të mos respektimit të bindjeve dhe parimeve fetare të qytetarëve të Kosovës . Si pasoj e kësaj shumë vajza të besimit Islam që kanë insistuar në respektim të parimit  të mbajtes së shamisë, janë larguar nga shkolla, duke iu mohuar e dretja e shkollimit në institucionet publike shtoi më tej Sara Cakolli.
Ndërkoh Florent Fetahu një tjetër aktivsit tha se : ‘për veç kësaj deklarate dhe të ngjashme si kjo, edhe perceptimi publik i qytetarëve të Kosovës fletë për kulturë të lart për respekt të lirive të drejtave të njeriut, e që të dyja këto janë të ndryshme me realitetin faktik të krijuar nga politika.
Aktivistët e Qendrës së Vullnetarëve të Departamentit të Rinisë të KBI Ferizaj , me 30 Nëntor në kuadër të panairit të Paqes, me konkretisht grupi i Tolerancës ka bërë një hulumtim rreth perceptimit të qytetarëve rreth kësaj teme .
Xhemile Shala prezentoi rezultate e kësaj ankete  ku pyetjes se : Sipas jush çka ka ndikuar në mos edukimin e femrave: 44% të qytetarëve i janë përgjigjur se familja, pastaj 25% sistemi politik, 25% kushtet financiare dhe vetëm 6% si fajtor e kanë parë fenë .
Shumë njerëz kanë perceptim të gabuar për qëndrimin e Islamit ndaj edukimit të femrës , pavarësisht shpjegimeve të vazhdueshme të njohësve të shkencave Islame që imperativi për tu edukuar dhe shkolluar është i njëjtë për të dy gjinitë shtoi Xhemile Shala koordinuare e këtij projekti.
Pyetjes se : Sipas jush Islami femrën e edukuar : e lartëson i janë përgjigjur  93%  të qytetarëve dhe është indiferent 7% .
Ndërsa për një temë që është bërë zhurmë në vitet e fundit ashtu siç e përmendi edhe Florenti është çështja e vajzave të besimit Islam të cilat insistojnë të respektojnë parimin fetar për mbajtjen e mbulesës dhe edukimit në të njëjtën kohë sa kaq u kërkohet që të heqin dorë nga kryerja e këtij obligimi për të vazhduar shkollën. Pyetjes :
Pyetjes :  A mendoni se vajzat me mbulesë duhet të lejohen të vijojnë mësimet në shkollë? 81% i janë përgjigjur po do të ishte mirë që të lejohej ndërsa 19% secili vend të përcaktoj që po ose jo.
Pyetjes :  . Nëse një femër dëshiron të mësojë në xhami paralel me shkollë, kjo do ta:  63% i janë përgjigjur se do e ndihmonte në mësime ndërsa 13% se do e pengonte e pjesa tjetër 25% i janë përgjigjur se nuk do të kishte ndikim.
Dhe pyetjes : Nëse fëmijën tuaj do ta mësonte një mësuese me mbulesë si do të ndiheshit?
63% i janë përgjigjur se :  I lehtësuar pasi që do ta dija që fëmija  im do të edukohet me parime etike ndërsa 37% nuk do të kishte dallim me mbulesë apo jo .
Nga kjo e fundit mund të kuptojmë se kemi të bëjmë me një shoqëri në formim e sipër e cila ka filluar të i shoh gjërat më ndryshe dhe të kulturuar ndryshe nga deformimi i krijuar më herët në publik.
Kjo është e gjitha rreth rezultateve të kësaj ankete dhe kësaj konference.
Mbesim me shpresë se pavarësisht realitetit faktik, fakti që perceptimi qytetar ka avancuar drejt një perceptimi origjinal dhe normal , pa dyshim që edhe respekti për lirit dhe të drejtat e njeriut do të filloj të bëhet realitet i ri në vend tonë tha ndër tjera koordinatorja e këtij projekti Xhemile Shala.