Shpirti nuk duron mё dhimbjet,
zemra ёshtё lodhur nga vuajtjet,
ditёt fatkeqёsi pas fatikeqёsie po mё sjellin,
e mua varfёrin nё shpirt e zemёr po ma mbjellin.
 
I varfёr jamё por me nder jetoj
nuk dua para nga askush tё kёrkoj,
nёse mё jepet mundёsi punojё
sё paku njё ditё familjen ta gёzojё.
 
Zgjohem herёt nё mёngjes
nё mbrendёsi tё ditёs kёrkoj pak shpresё,
i lutem Zotit pёr shёrim dhe shёndet tё plotё
se nёn njё çati,varfёri e sёmundje s’durohen dotё.
 
Pёrpos varfёris sё thelluar
e mungesёs sё veshmbathjes dhe ushqimit tё rralluar,
pjesёrisht edhe shtёpia ёshtё shkatruar
dhe njё sёmundje e pa shёruar mbi kokё mё ёshtё shtuar.
 
Nёse njё ditё gjejё punё dhe para fitoj
tё njejtat sё pari nuk dij ku ti shpenzoj
tё blej pёr fёmijёt ushqim,
apo ti blej barna vetes pёr shёrim.
 
Nuk doja,por ja qё u bёra lypsar
zgjasё dorёn gjithkund diçka pёr tё marr,
nёse mё pyetni pёr gёzimin,s’dij çka me treguar
nёse mё pyetni pёr vuajtjen,s’dij prej nga me ja filluar.
 
Mos u frikёsoni pёr pasurin se s’ka pёr tu paksuar
por zgjateni dorёn pёr t’mё ndihmuar,
jamё nevojtar e mё ndihmoni
mos nguroni,por nga mjerimi mё shpёtoni.
 
Mё ndihmoni qё edhe unё tё jem i lumtur
tё gёzohem si ju dhe tё haroj se sa kam vuajtur,
ju lutem si vёllezёr tё njё gjaku e tё njё feje
zgjatmani dorёn e mё ndaloni kёtё vuajtje.
 
Ne jemi si udhёtar nё kёtё jet
e jetojmё ashtu siç duam vet,
por tё parёt vёllazёrin na e lan amanet
vёllau vёllan gjithmon dert ta ket.
 
Ditёt mё shkojnё vёrdallё  si valё deti
nuk mund ti gjejё hallё vetes unё i shkreti,
jetoj nё stuhin e furishme tё valёve tё jetёs
dhe asgjё nё kёtё jetё s’mё mebeti,pёrpos shpresёs.
 

Shkruar nga: Xhemshit Jusufi