Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, Dega në Kumanovë filloi realizimin e ciklit të seminareve nën moton “Aty ku qëndrojnë vlerat”. Ky cikël do të përfshijë disa seminare ku do të shtjellohen dhjetë vlerat e FRI-së, për anëtare e aktiviste të Sektorit.
Me sukses u realizua seminari i parë nga ky cikël, në të cilën u shtjellaun dy vlerat e para të FRI – së, besimi dhe përpikshmëria.
Seminari u realizua më 15.12.2013, ditë e diel. Ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përfshiu ligjëratën me temë mbi besimin si dhe pyetje nga vajzat që ishin prezent. Ligjëruesja për të pranishmet spjegoi për vlerën e besimit, vlerën e tij në punë, si dhe për punën e FRI-së që bazohet mbi këtë vlerë.
Në pjesën e dytë u shtjellua tema për përpikshmërinë, ku ligjëruesja spjegoi se përpikshmëria është njëra prej mundësive që sjell në arritjen e suksesit në punë.
Pas përfundimit të dy ligjëratave, u realizuan grupet punuese. Pjesëmarrëset u ndanë në disa grupe, dhe prezentuan punimet e tyre , duke u përgjigjur në pyetjet nga ligjëratat që i kishin dëgjuar.
admin
11 years ago
previous article
Edhe unë dua të jetoj, të paktën si “qeni” i një pushtetarit!
next article
BE-ja, ngren duart nga Maqedonia!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
5 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
5 hours ago