PYETJA: s,a si jeni hoxh i nderum. deshta met veten se a është e vërtet se kur është vrarë nipi i Pejgamberit a.s., Husejni r.a., kanë ndodhur ndryshime natyore, apo si e kam dëgju unë, nga nji ligjërues, qielli ka piku gjak?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Vrasja e nipi të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., Husejnit, pa dyshim paraqet një nga ngjarjet më të rënda, më të prekshme dhe më tragjike në historinë islame. Vrasja e tij ka qenë një gabim i madh, mëkat i qartë dhe veprim krejt i pa justifikueshëm. Ai është vrarë me zullum, dhe Ehli Suneti mban qëndrimin se është vrarë shehid.
Mirëpo, për vrasjen e Husejnit r.a. janë thurrur edhe shumë legjenda dhe të pavërteta, të cilat, grupime të caktuara, i promovojnë dhe mundohen t’i bindin njerëzit se këto kanë ndodhur.
Husejni r.a., edhe pse ka qenë nipi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., nuk ka qenë pejgamber, as që ka qenë i zgjedhur i Allahut për të komunikuar me njerëzit, ngase ky është roli i të dërguarit të Allahut. Poashtu, Ehli Suneti mban qëndrimin se Husejni r.a., sikur edhe çdo njeri tjetër me përjashtim të dërguarve të Allahut, nuk ka qenë i pagabueshëm. Ka qenë djali i vajzës së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., dhe i Dërguari i Allahut ka thënë fjalë miradie për të, e ka lavdëruar dhe e ka dashur, por kjo nuk i jep pozitë të njeriut të pagabueshëm dhe as pozitë të pejgamberit. Së këtejmi, rrëfimet të cilat thurren për gjoja ndryshime natyrore dhe kozmike të cilat kanë ndodhur me rastin e vrasjes së Husejnit r.a., janë të pavërteta, gënjeshtra, dhe përhapen nga disa individë dhe palë të caktuara, për t’i arsyetuar qëndrimet e tyre doktrinare përkitazi me Husejnin r.a. dhe familjen e të Dërguarit të Allahut. Nëse e lexojmë historinë e të dërguarve të Allahut, do të shohim se ata janë munduar dhe maltretuar tejmase nga poujt e tyre jobesimtarë, por nuk kanë ndodhur ndryshime kozmike dhe natyore, me përjashtim të dënimeve të cilat u kanë ardhur nga Allahu. Poashtu, disa të dërguar të Allahut edhe janë vrarë, fjala vjen si Jahjai a.s. dhe Zekerijai a.s., por transmetimet autentike nuk flasin se kanë ndodhur ndryshime kozmike dhe natyrore si rezultat i vrasjes së tyre, e Husejni r.a. nuk mund të krahasohet me pjegamberët. Të jemi më konkret, nëse dikush thirret se kanë ndodhur këto gjëra, mos mendojmë ne të Ehli Sunetit se ata e duan më shumë se ne familjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s./ dhe se atyre u dhimbset më shumë se ne nipi i të Dërguarit të Allahut. Apo, të mendojmë se duhet tu besojmë këtyre gjërave, se përndryshe, do të jemi të dyshimtë se nuk e duam nipin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Jo, kjo nuk është e saktë aspak, por ne kemi dashuri më të madhe që mundet të drejtë për familjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., dhe kemi dhimbjen më të madhe të mundur të drejtë, për vrasjen e nipit të të Dërguarit të Allahut, pa mos pretenduar se me këtë rast qielli ka pikuar gjak, apo se nën çdo gur që është ngritur ka patur gjak, apo se lumenjtë në Kerbela dhe gjetiu janë bërë gjak etj. Këto janë të pasakta, ngase nuk ka argument të besueshëm nga burimet islame që i vërteton.
Me këtë rast, më duhet të them se po aq të pabaza janë edhe pamjet që shihen në Kerbela me rastin e ditës së dhjetë të muajit Muharrem, përndryshe të njohur si dita e Ashures. Nuk është e pranuar rrahja dhe lëndimi i vetes, si simbolikë për tradhtinë që i është bërë nipit të të Dërguarit të Allahut, apo për mundimet që i ka përjetuar ai. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në disa hadithe të tij ka folur se ndalohet grisja e teshave si shprehje e hidhërimit për fatkeqësinë që ka ndodhur, poashtu ndalohet vajtimi, goditja e vetes, shkulja e flokëve e të ngjashme. Buhariu dhe Muslimi kanë shënuar në Sahihet e tyre hadithin ku qëndron se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Unë distancohem nga ajo grua që pisket (në fatkeqësi), ajo grua e cila i rruan flokët dhe e cila i gris teshat”. Pra, këto gjëra që shihen në ekranet televizive, me rastin e ditës së dhjetë të muajit Muharrem në Kerbela, gjegjësisht në ditën e Ashures, janë në kundërshtim me atë që na ka mësuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
Allahu e di më së miri.
admin
11 years ago
previous article
Ismael, ja fenomeni i ri i kalçetos (VIDEO)
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago