Ali al-Karadagi, sekretari i përgjithshëm i Unionit Botëror Dijetarët Musliman, tha:“ Ajo që po ndodh në Turqi, ëshë konspiracion që ka filluar kundër të gjiha lëvizjeve Islamike.”
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror Dijetarët Musliman, Ali al-Karadagi, në shënimin e 25 vjetorit të organizatës, foli në një konferencë për shtyp në qytetin Sulejmanije, Iraku verior.
Duke iu referuar një numri të incidenteve gjatë këtij viti, përmendi edhe operacionin anti-ryshfet në Turqi, të cilin shumë e mendojnë si përpjekje të thyhet kredibiliteti i qeverisë , al-Karadagi tha: “ Ajo që po ndodh në Turqi, ëshë konspiracion që ka filluar kundër të gjiha lëvizjeve Islamike.” Ai tha se nëse ka ndonjë rast të korrupsionit dhe marrjes së ryshfetit, atëherë gjykata duhet të merret me individët e përfshirë.
Ai gjithashtu, shtoi se një luftë e tillë po zhvillohet kundër të gjitha lëvizjeve islame, duke i cekur Vëllezërit Musliman, në Egjipt, dhe raste të ngjashme edhe në Jemen, Tunis dhe Siri.
Pasi shfaqi besimin e tij në kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan, ai foli për projektin e përbashkët të Turqisë me KRG të Irakut verior për të eksportuar naftë.
“ Ne besojmë në qeverinë turke. Ne i shohim me kënaqësi përpjekjet e vazhdueshme për marrëdhënie të afërta dhe miqësore me kurdët”, ka thënë ai./mesazhi/
admin
11 years ago
previous article
Shkencëtarët rekomandojnë, si të ulemi para kompjuterit dhe mos ta dëmtojmë shëndetin (FOTO)
next article
Fëmijët shqiptar preferojnë mësimin fetar
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago