Kemi nevojë për punonjës muslimanë, thotë komisari i Departamentit për marrëdhënie me shoqërinë në policinë e kalorësisë së mbretërisë kanadeze (RCMP), Derek MacDonald

MacDonald shpjegoi se për këtë arsye kanë hapur një shtand në panairin e Rilindjes së shpirtit Islam – RIS 2013 Convention, i cili para disa dite filloi në Toronto, e që do të pranoj kërkesat e atyre që dëshirojnë të bashkohen me ta.

Komisari MacDonald tha se si pjesë të RMCP ekziston edhe personeli musliman, por ai dëshiron që numri i tyre të rritet.

Në pyetjen nëse për gratë muslimane do të përgatitet një uniformë e veçantë, MacDonald tha: “Shpeshherë jemi përballur me këtë pyetje. Dizajnerët tonë për disa kohë janë duke punuar uniformën që do të veshin muslimanet në policinë e RCMP-së. Dizajnimi i tyre pritet të përfundojë së shpejti. Më herët kemi dizajnuar uniformë për personelin e sikhëve. Uniforma për muslimanet do të jetë gati brenda një muaji.”

Komisari MacDonald theksoi se policia e kalorësisë mbretërore RCMP është shumë e ndjeshme kur është fjala për vlerat fetare, duke shtuar: “Ritualet fetare të muslimanëve ose muslimaneve gjatë ditës, kurrë nuk do paraqesin problem për RCMP. Por, nëse gjendemi në një situatë tejet urgjente, ose nëse vjen në shprehje siguria e qytetarëve, në këtë rast ata duhet t’i vonojnë lutjet e tyre. Përveç kësaj, detyrimet fetare dhe lutjet nuk paraqesin asnjë problem.”