Contents
Bota ishte jetime,
donte dikënd kujdes,
Për të tërën erdhi mëshirë
i dërguari ynë i fundit Muhamed
Ki mëshirë dhe ti e kujdesu për jetimin, ore vëlla,
Lidhu me misionin e të përzgjedhurit Mustafa,
Dije se njeriu do të përfundojë në ahiret
Me atë që e ka dashur ne dynja
Paramendo dy gishtat e të lumit a.s.
Treguesin e të mesmin kur ngriti,
Tha se aq afër me të në Xhenet
Do të jetë kujdestari i një jetimi
Sa i gjallë je në zemrat tona
Sa i dashur, ja Muhamed,
Ne na rrjedhin lotët për jetimllëkun tënd,
Ty të rridhnin për ne si ymet
Kur jetim ne me sy e zemër vështrojmë,
Kush para teje vallë të na kujtohet në botë,
Dhe çdo të mirë që shohim e që bëjmë në tonën,
E dimë se te ti ajo ishte sublime, krejtësisht e plotë
I dërguari ynë, jetimi i Ebu Talibit, që i thanë,
-e ju thoni: ‘Alejhi-ssalatu-ve-sselam’,-
I kishte vdekur babai ende pa lindur
Dhe që në fëmijëri mbeti pa ‘nanë’
Ai ishte si ai,
Krijesa më e dëlirë,
Me jetimllëk duke ardhur në jetë,
Edhe ashtu, vetë ajo ardhje, i përbënte mëshirë
Na ardhçin lotët lumë për Allahun
Tek kujtojmë Muhamedin e Abdullahut,
Që e kemi si baba e si nënë në dynja
E në ahiret ia paçim hise shefatin!
Na ngjall Allah nën flamurin e tij,
Na tako me të te Havzi i tij
Dhe ujë të gjithëmjaftueshëm Kevtheri
Na jep përmes dorës së lume të tij
Fjala ‘jetim’ vjen nga ‘jutm-i’ i arabishtes,
Që do të thotë neglizhencë, pakujdesi,
Se sado që e nderofshin njerëzia,
Prapë nuk i dalin dot hakesh atij
Fëmija që mbetet pa baba
Është jetim i shkallës së parë te njerëzit,
Kurse jetim te kafshët llogaritet
ai që mbetet pa nënë nga të vegjlit
Po jetimi në vetvete nuk është aspak inferior,
Në mbi njëzetë vende në Kuran fisnikërohet,
Më e vlera shtëpi, ka thënë i dërguari,
Është ajo ku jetimi nderohet
Kur vdes njeriu e ne themi:
‘Gjynah, la femijët jetimë të shkretë’,
Në thelb, bash për të shkretat tona zemra,
Për rahmet e për shefat, Allahu ne çel një derëNëse zemra të është egërsuar
E ti më fare asgjë nis e nuk ndjen,
ibadete nuk bën ose nëpër to veç kapërcen,
Ke ilaç vëlla, ke fjalën e më të dashurit pejgamber:
Gjeje një jetim,
Mëshiroje, bukë jepi, kokën ia ledhato,
Do të të zbutet zemra
Dhe qëllimet tua përnjëherë i realizon
S ‘do të jesh i pari
Që provon, ta dish,
Shumëve u janë zbutur zemrat përmes jetimëve
Dhe qëllimet në jetë shpejt i kanë arrirë
Nuk mjafton veç t’i japësh para,
Nuk është kjo – e tëra e kërkuar,
Ta edukosh, ta shkollosh, ta martosh,
Për çdo nevojë duke i ndihmuar
Gjeji lojën që do,
Merrja vesh çdo dëshirë e mendim,
Realizoja me maksimumin që ke,
Në zemër mos e lër pa i futur gëzim
Në Xhennet tejembanë, pa dyshim, shumë hare ka,
Por veç një shtëpi në të quhet me emër ‘e Gëzimit’,
Aty nuk kanë për të hyrë të gjithë xhenetlinjtë,
Po vetëm ata që lumturojnë zemrën e jetimit
Sa flokun që dora jote ia përshkon
Kokën duke ia ledhatuar,
Aq sevape do të kesh
Te Allahu i Madhëruar
Dil më shpejt, jetim kërko,
Kokën ia ledhato,
Zbute zemrën tënde,
Sevape fito
Jetimi s’ka nevojë për ne,
Ne jemi nevojtarët e tij,
Ne duhet të jemi lypsarët,
Ne duhet të nxitojmë për tek ai
-Ilmi REXHEPI