Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) përgëzon qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, me urimet më të sinqerta dhe dëshirat më të mira që vitet e ardhshme të shënojnë një hap të madh përpara në drejtim ngritjes dhe zhvillimit të mëtejmë si shtet, në njërën anë, dhe afirmimit të vazhdueshëm ndërkombëtar përmes rritjes së numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizmat relevantë ndërkombëtarë, në anën tjetër.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!
 
Muhamed Murtezi
Kryetar i QMBI