Muhamed Amare Muftafa Amare është një prej mendimtarëve dhe dijetarëve më të njohur bashkëkohorë, po ashtu është autorë i shumë librave, është marrë shumë edhe me vërtetësinë e dorëshkrimeve të disa dijetarëve, po ashtu është anëtarë i Këshillit për kërkime dhe hulumtime në Universitetin e Ez’herit në Kajro.
Ai ishte lindur dhe rritur në një familje mesatare fshatare por me një traditë fetare, kishte tre vëllezër dhe thuhet se deri sa ishte nëna e tij shtatzënë me të, i ati i tij ishte betuar se nëse do ti lindte djalë do ta quante Muhamed dhe se do të ia dhuronte dijes islame, gjë të cilën edhe e kishte bërë. Andaj edhe ishte përpjekur, i ati i tij, që çdo herë të ia krijonte kushtet për të mësuar në mënyrë që të mos bëhej shkaktarë për ta ndal nga rruga e mësimit.
Muhamed Amare Mustafa Amare është lindur me 08.12.1931 në një prej fshatrave të Egjiptit. Qysh në vegjëli e kishte mësuar Kuranin përmendesh e së bashku me të edhe rregullat e leximit të tij. Ai që në moshë të re kishte shfaqur një interesim të madh për çështjet madhore të vendit dhe të umetit islam në përgjithësi andaj edhe kishte filluar që herët të merrej me shkrime dhe qysh në moshë të re në revistën ‘’ Egjipti i të rinjve’’ publikon artikullin e tij të parë me titull ‘’ Lufta për Palestinën ‘’.
Hapat e parë të mësimit i kishte marrë në fshatin e lindjes ndërsa më vonë vazhdon shkollimin në Desuk në vitin 1945, ai u regjistrua në vitin e parë dhe si kusht për regjistrim në shkollat e Ez’herit ishte që ta dinte Kuranin përmendesh dhe të zotëronte mirë rregullat e leximit të tij, njohës i mirë i drejtshkrimit, matematikës dhe bukurshkrimit andaj edhe ishte mjaftë e vështirë kalimi i provimit pranues. Ndërsa diplomimin nga shkolla e mesme e arriti në vitin 1949.
Qysh në moshë të re kishte filluar që të merrej me çështjet e vendit, në moshën 14 vjeçare ai mori pjesë në protestat kundër Anglisë, pastaj u inkuadrua në Partinë për Egjiptin e Ri dhe filloj që haptas, përmes shkrimeve të tij, të kundërshtonte qeverinë e Egjiptit.
Muhamed Amare gjatë shkollimit të tij nuk ndalej nga aktivitet kundër dhunës, padrejtësisë shoqërore, varfërisë, dhe ngufatjes kulturore që po i bëhej Egjiptit por që si pasojë e kësaj ishte suspenduar nga studimet për një vit ndërsa më vonë arrestohet për  afro gjashtë vite derisa ishte si absolvent i fakultetit.
Doktorantin e ka kryer në vitin 1975 në Universitetin e Kajros në degën e Filozofisë Islame, ndërsa magjistraturën e ka të kryer në të njëjtin universitet në vitin 1970, fakultetin e përfundoj në vitin 1965 në drejtimin e Gjuhës Arabe dhe Shkencave Islame në Universitetin e Kajros.
Muhamed Amare në fillim të formimit të tij ishte një prej idealistëve më të njohur të Marksizmit ndërsa më vonë udhëzohet duke u bërë kështu një prej idealistëve më të njohur të Islamit.
Ai i ka kushtuar një kujdes të veçantë autorësisë dhe vërtetësisë së veprave të Xhemal Ed-Din El-Afganit, Muhamed Abdo dhe Abd Er-Rahmen El-Kevakibi, e po ashtu ka shkruar dhe disa vepra për disa prej figurave më me ndikim në zhvillimin e mendimit bashkëkohorë islam si Sejid Kutbi, Hasan El-Bena, Ebu Ala El-Mevdudi etj.
Muhamed Amare po ashtu nuk ka lënë pas dore as gjeneratën e parë të sahabëve andaj edhe ka disa vepra të shkruara rreth jetës së disa prej tyre e po ashtu ka disa vepra rreth rrymave dhe lëvizjeve islame si në të kaluarën po ashtu edhe në kohën tonë.
Ai po ashtu ka marrë shumë çmime, mirënjohje, diploma dhe falënderime për punën që e ka bërë deri më tani, siç është çmimi Organizatës Miqtë e Librit në vitin 1972 në Liban.
Muhamed Amare po ashtu ka dhënë kontribut të madh në shumë trajnime, seminare dhe kongrese të ndryshme të cilat kryesisht kishin për qëllim ringjalljen dhe progresin e mendimit islam bashkëkohorë krahas zhvillimeve botërore. Ai është anëtarë i shumë këshillave dhe shumë organizatave që kanë për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e kërkimeve dhe hulumtimeve islame, siç është Këshilli i Lartë për Çështje të Islamit, Instituti i Lartë për Mendimin Islam etj.
Ai po ashtu është autorë i mbi 200 librave, kryesisht është përpjekur që në to të shtjelloj çështjen e ngecjes së mendimit islam, andaj edhe mundohet që të vije me një metodologji të avancimit, zhvillimit dhe progresit të tij.
Muhamed Amare veçohet me mbrojtjen e Islamit andaj edhe nga shumë laik është quajtur edhe si ‘’ Debatuesi i Lëvizjes Islame ‘’, po ashtu veçohet edhe me maturinë e tij dhe me mesatarismin që mbanë.
Ai po ashtu dallohet për nga morali, modestia dhe thjeshtësia e tij. Asnjëherë nuk kishte pranuar që të merrte ndonjë postë apo ndonjë pozitë udhëheqëse vetëm e vetëm që të ruante lirinë e shprehjes dhe të mos bëhej pre e posteve dhe epiteteve e të përkufizohej në lirinë e të shprehurit andaj edhe jetën e tij kalon në një modesti të madhe edhe përkundër mundit që e dha në shërbim të Islamit.
Libri i tij i fundit i kushtohet revolucionit të fundit të Egjiptit dhe titullohet ‘’ Revolucioni i 25 Janarit dhe thyerja e frikës’’, në këtë libër Amare shpreh qëndrimet e tij dhe përkrahjen e tij që ua dha revolucionarëve të Egjiptit.
Përgatit: Artan Musliu