Më datë 14.01.2014, ditë e martë, në Kërçovë, me realizimin e disa aktiviteteve filloi fushata “Ta njohim Muhamedin a.s.”
Aktiviteti i parë me të cilin filloi fushata ishte vizita e të gjitha reparteve të spitalit të Kërçovës ku të vizituarve i’u shpërndanë disa dhurata simbolike. Ajo që vlen të theksohet nga kjo vizitë, ishte pritja shumë miqësore nga ana e udhëheqësisë së spitalit. Më pas, pasoi edhe aktiviteti tjetër me radhë që ishte shpërndarja e ëmbëlsirave në sheshin e Kërçovës, aktivitet ky i cili realizohet për së treti herë me radhë. Për dallim nga vitet e mëparshme Sektori këtë vit e realizoi aktivitetin në fjalë në dy vende të ndryshme në qytet.
Aktiviteti përmbyllës i kësaj dite ishte ligjërata me temë “Pse duhet t’a studiojmë dhe përvetësojmë historinë e Muhamedit s.a.v.s.” ligjëruese e së cilës ishte Ajshe Emini si dhe programi artistik që u përgatit enkas për këtë rast i cili u realizua në mbrëmje në H/R Arabella. Ajo që i begatoi këto aktivitete ishte shpërndarja e fletushkave në dy gjuhë (shqip dhe maqedonisht), me temë “Duajeni Profetin a.s.” të cilave i’u bashkangjitën edhe disa thënie të të tjerëve për Muhamedin a.s..
Barrën e përgjegjësisë së realizimit të këtyre aktiviteteve e kishte Sektori i Femrës pranë FRI-së, dega në Kërçovë.
Ajo që vlen të përmendet është se aktivitetet e kësaj fushate në Kërçovë do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim ku aktivitet përmbyllës do të jetë program qendror i fushatës i cili në vete do të ngërthejë një program të larmishëm kulturor-artistik e që do realizohet të shtunën më 18.01.2014 në Pallatin e Kulturës me fillim në ora 19:00.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
admin
11 years ago
previous article
Ligjeratë me shkollarët e mesëm
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
37 mins ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
39 mins ago