Që nga 18 janari do të fillojë fushata “Së bashku për fëmijët e Sirisë”. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 8 shkurt të këtij viti.
Fushata, siç bën të ditur Këshilli organizativ, është ndërmarrë nga disa organizata dhe sektorë të grave dhe përkrahet edhe nga një sërë organizatash tjera.
Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i të gjithë qytetarëve me ndjenja humanitare dhe mbledhja e ndihmave financiare për fëmijët sirianë, të cilët po ballafaqohen me dimrin e ashpër nën kushte skajshmërisht të mjerueshme.
Në kuadër të fushatës do të mbahen tribuna në disa qytete te vendit, dhe atë: Shkup, Tetovë, Kumanovë, do të vendosen kuti donacioni në vende publike, dhe do të shpërndahen fletushka informative.
Pjesë e kësaj fushate është edhe Forumi Rinor Islam – Sektori i Femrës.
Përveç kësaj, është hapur është xhiro llogari bankare ku mund të dhurojnë të gjithë të interesuarit. Xhiro llogaria: 250001002682515 / Shparkasse Bank.
Për aktivitetet e kësaj fushate njihuni nëpërmjet faqes në fb: https://www.facebook.com/SiriaKampanja