Forumi Rinor Islam- Dega Kumanovë dhe sektori i femrës në kuadër të fushatës ‘’Ta njohim Muhamedin a.s.’’ më 18 Janar bënë hapjen solemne të ekspozitës së titulluar ‘’Me art ne flasim’’. Ekspozita u organizuar në bashkëpunim me piktorë Kumanovarë dhe do të jetë e hapur për vizitorë deri më datë 22 Janar në objektet e Galerisë së Arteve në Kumanovë.
Gjatë hapjes solemne të pranishmëve me iu drejtuar kryetari i FRI Dega Kumanovë Berat Limani, i cili piktorëve u shprehi mirenjohje për bashkëpunimin në realizimin e kësaj ekspozite dhe mes të tjerash theksoi se FRI dega Kumanovë, si organizatë rinore përmes aktiviteteve të veta do të vazhdon posaçërisht të përkrah artistët e rinj kumanovarë në promovimin e vlerave të tyre dhe se shpresojm që ky bashkëpunim dhe partneritet të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në emër të piktorëve fjalë rasti pati edhe Ardian Kadrija, i cili faleminderoi Forumin Rinor Islam dega Kumanovë për mundësinë e dhënë për ekspozimin e veprave të tyre dhe shpreson që aktivitete të tilla do të vazhdojnë të organizohen edhe në të ardhmen.
Forumi Rinor Islam dega Kumanovë për të gjithë pjesëmarrësit shpërndau nga nje mirënjohje në shenjë faleminderimi për angazhimin e tyre në realizimin e ekspozitës.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
admin
11 years ago
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago