Tarik Ramadan
Dijetarët e hershëm natyrshëm nuk mund ta ndërmerrnin detyrën e adresimit të çështjes së qenies së gruas. Ashtu sikurse edhe burrat, ato vështirë se mund të bëjnë më shumë se ajo çka i përcakton funksionet e gruas. Si aktorë në një kulturë të caktuar, ato nuk mund ta kapërcenin atë kulturë. Përveç të qënurit subjekte të gjinisë së tyre,ato ishin domosdoshmërisht edhe produkte të kulturës së tyre. Megjithatë, në dritën e objektivave të larta të Islamit në lidhje me dinjitetin, integritetin, autonominë, zhvillimin, arsimimin, inteligjencën, mirëqenien, shëndetin dhe ekuilibrin e brendshëm ( për të përmendur vetëm më të rëndësishmet që ne mund të nxjerrim nga gjashtë onjektivat më të larta të Al Makasid Al daruria), dikush mund të kuptojë se një numër rregullash sjellin themelimin e një statusi të qartë për gruan si qenie. Kërkimi i tyre shpirtëror njihet si pjesë e qenies së tyre dhe zhvillimi me edukimin ashtu si edhe tek burrat është një kërkesë e domosdoshme: “Kërkimi i dijes është një detyrim për çdo burrë dhe grua myslimane. ” Autonomia e njohur tek gratë është skicuar në pasjen e të drejtave për sa kohë që ato arrijnë pjekurinë, nga ana e tyre për pronën dhe të mirat materiale duke i administruar ato, e duke mos pasur detyrimin për t’iu përgjigjur ndokujt (as prindërve dhe as bashkëshortit), ashtu si edhe në mbajtjen e mbiemrit të familjes së tyre. Në një nivel më personal, ashtu sikurse e kemi vëne re, njohja, e së drejtës së tyre për kënaqësi seksuale, e zgjedhjeve të tyre ne lidhje me martesën, divorcin, kontraceptivet dhe madje edhe abortin, vendos në të dyja rastet si në praktikë ashtu si edhe në qëllimet e mesazhit Islam, themelet e përpunimit të ligjërimit në lidhje me gruan si qenie, statusin e tyre, autonominë e aspiratat e tyre të ligjshme, përpara fillimit të ndonjë ligjërimi në lidhje me të drejtat e tyre brenda limiteve të familjes së tyre dhe funksioneve shoqërore.
Dijetarët kanë qenë larg konsideratave të tilla kur kanë ndërmarrë deshifrimin e parë ligjor. Të interesuar kryesisht në kuadrin ligjor, ato u përqendruan kryesisht mbi funksionin. Ato ishin gjithashtu të ndikuar nga kultura, e cila përcaktonte marrëdhëniet gjinore si edhe konceptimin e statusit natyror të gruas në shoqëritë tradicionale, lindore, patriarkale Arabe (por edhe Perse e Aziatike). Leximi i komenteve të hershme të paraqitur nga dijetarë të tillë të mëdhenj si Al Tabari, Al Razi, apo Al Kurtubi tregon në mënyrë të qartë se ata me të vërtetë ishin të zhytur në një kulturë specifike dhe kështu që komentet e e tyre rreth gruas – duke përfshirë rolit të tyre ashtu sikurse dhe se si ato duhet të trajtoheshin – kanë prejardhje më shumë nga projektimi kulturor ashtu sesa nga leximi normative kritik. Kjo më vonë, në dritën e evolucionit të Shpalljes 23 vjeccare, të qëndrimit të Profetit si dhe të objektivave që janë përpunuar, ka vazhduar të propozojë shtigje emancipimi për gratë meqë interpretuesit e hershëm nuk e kishin kufizuar veten në leximin formal apo në përcaktimin e të drejtave dhe detyrave apo edhe ndaj pranimin e zakoneve. Interpretuesit e hershëm burra, të Teksteve, nuk ndjenë nevojë për këtë, ndërsa gratë të cilat ishin të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga realitetet sociale dhe shtrembërimet e mundshme të Teksteve, mungonin nga ky përpunim ligjor. Malik, Ibn Abas dhe Ebu Hanife ishin të aftë që të bënin komente të guximshme në lidhje me mjedisin e tyre, veçanërisht në fusha të tilla si tregtia dhe marrëdhëniet e klanit, praktikat e së cilëve ati i njihnin nga brendësia, porse nga an tjetër ishte e pamundur për ta, që të bënin të njëjtën gjë sa i përket çështjeve të grave, pikërisht për shkak se ata nuk ishin gra dhe ata nuk mund ta kuptonin nga brenda se si këto të fundit i përjetonin marrëdhëniet ndërpersonale dhe dinamikat e integruara sociale.
Prandaj, në të vërtetë ne duhet ti kthehemi Teksteve si dhe modaliteteve të leximit dhe interpretimit të tyre në dritën e mjediseve në të cilën ato zbritën. Mendimi ligjor Islam në lidhje me gruan është sigurisht fusha që ka vuajtur më shumë nga dy fenomene: Reduktimi literalist dhe projektimi literalist. Shpalljet, të shoqëruara nga shembulli i Profetit (Paqja qoftë mbi të) përfaqësuan një pedagogji të shenjtë që u përqendrua mbi 23 vite dhe sipas rrethanave historike, në ndryshimin e mentaliteteve të myslimanëve të hershëm si dhe në mësimin e tyre për ti marrë në konsideratë çështjen e gruas në mënyrë të ndryshme. Një studim i fokusuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi Tekstet, thelbit të tyre, krahasimit dhe kronologjisë, ashtu si ajo e dijetarit Abdul Al Halim Abu Shukah, e titulluar Tahrir Al Mar’a fi Asra AR Risaleh (Emancipimi i femrës në periudhën e Shpalljes), tregon se ky është një proces i vazhdueshëm i emancipimit dhe që llogaritet nga vizioni global i mesazhit si dhe nga objektivat (makasid) e rrjedhura nga procesi. Prandaj, përveç leximit të Teksteve, çdokush duhet të shqyrtojë mjedisin kulturor të kohës si dhe të kuptojë se cilit u referohen këto Tekste dhe se cilat çështje janë të përfshira në atë çka ato thonë. Duket se virtualisht në të gjitha fushat e qenies femërore si edhe aktivitetit në shoqëri, Tekstet përkojnë jo vetëm me urdhrat gjyqësorë shtetërore, porse ato hapin edhe perspektiva të cilat mund të nxirren vetëm nga njëqasje holistike dhe e orientuar drejt qëllimit.
Çdokush mund të vërejë se Kurani dhe Tradita Profetike mbajnë qëndrime skajshmërisht inovative në lidhje me marrëdhënien me Zotin, besimin dhe xhaminë, në lidhje me arsimimin e nevojshëm dhe autonominë tonë dhe kundrejt të tjerëve, në lidhje me trupin, seksualitetin, martesën dhe divorcin; në lidhje me punën, paranë, politikë, apo edhe luftën. Qëndrime këto të cilat janë tejet të hapura në lidhje me kuptimin e tyre si edhe përfshirjen dialektike në mjediset shoqërore. Prandaj çështja nuk është më vetëm për të ditur se çfarë thonë tekstet në lidhje me gruan, porse më tepër për të kuptuar atë që është promovuar, mbrojtur dhe përshkruar në lidhje me qenien e grave dhe pushtetin, në funksion të mjedisit kohor.
Marrëdhënia në mes të Teksteve dhe konteksteve, duhet të studiohet dhe kjo do të na mundësojë nxjerrjen e parimeve dhe objektivave. Tekstet nuk flasin me veten e tyre dhe predikimet janë të dyja si sinkronike dhe diakronike: Lidhja në kohë është vendimtare , ndërsa lidhja me kontekstin është e domosdoshme. Një lexim literalist nuk mund të marrë në konsideratë dinamikën e evolucionit si edhe marrëdhënien e tensionuar të tyre me kohën dhe mjediset. Duke u specializuar vetëm në përmbajtjen e Teksteve, ashtu sikurse kërkohet si prioritet edhe nga fukahat; ka të ngjarë që të përfundosh në kufizimin e të dyjave si thelbin e mesazhit ashtu si edhe objektivat e tij më të larta.
Disa Tekste ekzistuese janë ndonjëherë të lexuara dhe interpretuara pa marrjen parasysh të kronologjisë dhe kontekstit, në këtë mënyrë kjo e bën të pamundur për disa ulema që të guxojnë të shprehin mendimet e qarta ligjore në dritën e objektivave më të larta. Për shembull, ata duhet të flasin për faktet se duke i mbajtur gratë analfabete ,duke i ndaluar ato që të punojnë për të arritur një autonomi financiare dhe duke luajtur një rol social dhe ekonomik , si dhe praktika të tilla si gjymtimi gjenital femëror, martesat e detyruara , mohimi i shkurorëzimit ose fshehja ndaj dhunës në familje , janë absolutisht në kundërshtim me mesazhin e Islamit ashtu siç është paraqitur nëpërmjet evolucionit të tij (për më shumë se 23 vjet ) si dhe me vetë qëndrimin e Profetit . Megjithatë, kjo nuk është e gjitha: Pozicione të tilla të qarta duhet të plotësohen me studime rreth dinamikave të ndryshme sociale ose administrimin e pushteteve reale apo figurative mes grave dhe burrave , duke hedhur kështu dritë mbi situatat komplekse në të cilat ( në emër të vetë fesë apo të refuzimit të saj ) të drejtat e femrës mund të jenë të humbura , ku diskriminimi mund të zërë vend apo disa forma të tjetërsimit mund të zëvendësojnë të tjerat .
Gratë janë viktimat e para të këtyre reduktimeve të sëdrejtave në thelbin e teksteve si dhe të pengesave që shtrihen thellë brenda strukturave sociale : Kjo është arsyeja pse ata duhet të trajnohen në studimin e Teksteve ,të fitojnë mjetet për ti interpretuar ato siedhe të plotësojnë të kuptuarin e parimeve me reflektim të plotë për mjediset apo edhe logjikën e diskriminimit ose tjetërsimit . Çështje të tilla si e drejta për të punuar , poligamia , divorci dhe trashëgimi nuk mund të trajtohet vetëm me anë të studimit të asaj që Tekste lejojnë ose nuk lejojnë . Qasja mund të jetë vetëm holistike dhe e përpunuar në dritën e qëllimeve më tëlarta .
Përndryshe , vetë thelbi i vendimit ( Hukmi ) mund të ndihet itradhtuar . Cili mund të ishtekuptimi , i ajeteve dhe traditave profetike të cilat në mënyrë drastike e kufizonin poligaminë, në një mjedis ku sundonte poligamia e pakufizuar , duke shtuar kështu edhe kushte të tilla të vështira që disa dijetarë – në veçanti të shkollës Hanbeli – mund të pretendojnë se kjo kërkon pëlqimin e gruas së parë dhe se ajo mund ta kundërshtojë atë në kontratën e saj të martesës ? Cili është qëllimi më i lartë i monogamisë dhe i kësaj tolerancë kufizuese e poligamisë ?Qëllimi i plotë imesazhit , nga Teksteve në kontekstin e shprehjes dhe objektivave të tyre , duhet të kuptohen si një njësi . Një literalist ,apo një lexim i rreptë ligjor i prodhuar nga njeriu nuk mundet që për nga përkufizimi, ta ndërmarrë këtë sfidë si dhe të përmbushë kërkesat e saj. Këtu gratë janë të nevojshme , në të dyja proceset si në leximin ashtu edhe në studimin e kontekstit shoqëror në të cilin ato jetojnë. Gratë janë të nevojshme këtu , si për procesin e leximit Tekst dhe në studimin e konteksteve shoqërore në të cilat ata jetojnë .
Perktheu: Ervin Hakorja
admin
11 years ago
previous article
FRI – Dega në Kërçovë me një program tregjuhësor realizoi fushatën “Ta njohim Muhammedin a.s.”
next article
Dhjetë këshilla për studentët para provimeve
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago