Pritet të nis sot shqyrtimi i çështjes së Xhamisë së Madhe në gjykatën e Tiranës.
Burime nga ky institucion bën të ditur se ditën e mërkurë Gjykata e Tiranës do të nis gjykimin e çështjes për ndërtimin e Xhamisë së Madhe. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe Shoqata për një Zhvillim të Qëndrueshëm Racional kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i KKT i 29 majit 2013 për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe të rikthehet lulishtja që ekzistonte. Paditësit shprehen se autorët e masakrës duhet të kryejnë dëmshpërblimin.
 
-Deklarata-
Në ditën e Kurban Bajramit, kryeministri Edi Rama siguroi besimtarët myslimanë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë, duke theksuar se bashkë me familjen e tij do të vendosej në radhën e donatorëve modestë për ndërtimin e këtij tempulli.
“Folëm për xhamin e re dhe i sigurova dhe njëherë që nga një pallat me xhami do kemi një xhami pa pallat. Familjarisht do të jemi dhe ne në radhën e donatorëve modestë të këtij tempulli. Jam i bindur që së bashku do të ngremë një tjetër pikë referimi në qytet, pike referimi e munguar. Me ndryshimin e bërë do ta kthejmë në një vlerë të shtuar urbanistike, arkitektonike. Me ndryshimin e bërë nuk do të ndryshojë i gjithë parku.”-ka deklaruar kryeministri.
 
-Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar se Bashkia e Tiranës e ka kaluar sprovën e xhamisë dhe tashmë ndërtimi i saj është një çështje që duhet të zgjidhet mes Komunitetit Mysliman dhe qeverisë së re.
“Xhamia ka qenë një sprovë e madhe, të cilën Bashkia e Tiranës e kaloi me sukses. Xhamia nisi punimet, por ka patur një vendim qe i ka ndaluar punimet, tashme çështja është mes Komunitetit Mysliman dhe qeverisë dhe unë uroj me gjithë zemër që projekti i Xhamisë të ecë përpara”- ka deklaruar Basha.