Sektori i Femrës pranë FRI-së, dega Kumanovë me sukses realizoi një pjesë nga  cikli i   ligjëratave të organizuara në shenjë përkujtimi të datëlindjes së Profetit Muhamed a.s. Ky cikël ligjëratash ishte njëri nga aktivitetet të realizuara në mesin e shumë aktivitetetve tjera në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”
Ligjëratat në fjalë filluan më 17 janar 2014 (e premte) kur edhe u mbajt ligjërata e parë në xhaminë “Haxhi Shefketi” në Kumanovë. Ligjërata e dytë u mbajt më 18 janar 2014 (e shtunë) në xhaminë e fshatit Rramali, duke vazhduar menjeherë ditën e diel, më 19 janar 2014 në xhaminë e fshatit Sllupçan. Dy ligjëratat tjera ishin më 20 janar 2014 ( e hënë) në xhaminë e fshatit Likovë dhe më 22 janar 2014 (e mërkurë) në xhaminë e fshatit Hotël.
Temë e ligjëratave në fjalë “Muhamedi a.s. mëshirë për gjithë njerëzimin” e shtjelloi ligjëruesja Mevlude Ibrahimi Avdiu, e cila nëpër të gjithë tribunat e lartëpërmendura foli për Muhamedin a.s si përfundim i zinxhirit të profetëve, ishte njeriu me të cilin Zoti nderoi njerëzimin si dhe për dashurinë e Muhamedit a.s ndaj nesh, edhe pse nuk na takoi kurrë.
Ky cikël ligjëratash do të përmbyllet me ligjëratën e dytë te xhamia “Haxhi Shefketi”-Kumanovë më 24 janar 2014 (e premte) dhe më 25 janar 2014 (ditë e shtunë) ku do të realizohet ligjërata e fundit në xhaminë e fshatit Orizare. Për temën “Muhamedi a.s. shembull për një familje të mire” do të ligjërojë Hylja Sulejmani.
Me këtë përmbyllje ligjëratash përfundojnë edhe aktivitetet e Sektorit të Femrës, Kumanovë, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”.

1
Sektori i Femrës, Kumanovë, realizoi ligjëratat në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”

3
Sektori i Femrës, Kumanovë, realizoi ligjëratat në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”

4