Me datë 22.01.2014, në ambientet e Restorant Lushi-t në Saraj, FRI-Shkup realizoi tribun me rastin e kampanjës “Të njohim Muhamedin a.s. Ligjeruës në këtë tribunë ishin hoxhë Rufat Sherifi si dhe hoxhë Shaban Tairi imam në xhaminë e tretë në Sarajit. Të pranishëm në këtë tribunë ishin qytetarët e anës së Dërvenit, posaçërisht nxënësit dhe studentët.
Ligjeruesi Rufat Sherifi ndër tjerash tha:“Muhamedi a.s ishte një personalitet me peshë dhe i drejtë tek arabët edhe para shpalljes së Kur’ani, madje ai për këtë u quajt el-emin. Ai pos tjerash ishte edhe një tregtar i sukseshëm prandaj gjitha çështjet mushrikët e Mekkës i’a besonin atij.”
Ndërsa në anën tjetër z Shaban Tairi potencoi se: “Ne si mysliman model të jetës duhet të kemi Muhamedin a.s. Ai për ne paraqet shembëlltyrën më të lartë. Muhamedi a.s na mësoi ne se si duhet të sillemi jo vetëm me myslimanët por edhe me të tjerët.
Një tribunë të tillë FRI një ditë më parë e kishte ndërmar edhe në fshatin Llaskarc rrethit të Sarajit. Njëherit vlen të përmendim se këto tribunë janë pjesë e kampanjës “Të njohim Muhamedin a.s”, e cila është ndërmar tani e disa ditë nëpër disa vende të R.M.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam