Shejh Selman Aude, sekretar i përgjithshëm pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, ka përsëritur qëndrimin e tij të hershëm kundër, lidhur me vajtjen për luftë në Siri. Ai është shprehur se ka qenë kundër vajtjes në luftë në Irak, ashtu siç ka qenë kundër vajtjes në luftën e Afganistanit kundër Bashkimit Sovjetik.
Aude u shpreh se krizën siriane duhet ta zgjidhin vetë sirianët dhe nuk ka përse të shkojnë individë apo organizata atje për tu rreshtuar përkrah njërës palë apo tjetrës, aq më tepër që regjimi sirian justifikohet para botës se po lufton grupe terroriste të infiltruara nga jashtë dhe nuk po lufton e vret popullin.
Aude thotë se koncepti i xhihadit, është shumë herë më i gjerë sesa koncepti i ngushtë i krijuar tek disa individë myslimanë. Xhihad, jo domosdoshmërish do të thotë luftë. Ai është një term i cili përdoret për çdo gjë që është e dobishme për popullin dhe në interes të tij. Xhihad bën edhe doktori që mjekon dhe u lehtëson dhimbjet të sëmurëve, xhihad bën dhe inxhinieri, biznesmeni … Ai tha se ata që shkojnë në luftë në vende të tjera, mund të kenë qëllim të mirë, por pasojat e një veprimi të tillë janë shumë të rënda për ata vetë, vendin ku shkojnë dhe vendet e tyre të origjinës. /ardhmeriaonline/
admin
11 years ago
previous article
10 këshilla për ta hequr qafe zakonin “DO TA BËJË”
next article
Turqia publikon Enciklopedinë Islame në internet
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago