Në qytetin Köln të Gjermanisë vazhdon ndërtimi i xhamisë më të madhe të vendit.
Në Köln, njëri prej qyteteve më të vjetra të Gjermanisë në të njëjtën kohë gjendet edhe katedralja më e madhe e vendit.  Në qytetin e Köln me mbarimin e ndërtimit të kësaj xhamie do të lartësohen edhe minaret e xhamisë më të madhe të Gjermanisë.
Bëhet e ditur që kjo do të jetë një shembull i mirë nga pikëpamja e bashkëjetesës në harmoni të njerëzve me fe, besim dhe kultura të ndryshme.
Xhamia qendrore e Köln-it do të ketë reflektojë stilin modern të arkitekturës, do të ketë një kube të tejdukshme dhe 2 minare 55 metra të larta.
Në xhami do të mund të falen në të njëjtën kohë 2 mijë persona.