Muhamet Kelmendi ka rrëfyer versionin e tij të organizimit të ilegales. Ai ka thënë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, se sturkturat udhëheqëse të LPK-së, kanë qenë të njëjtat që e kanë formuar dhe po të njëjtat, kanë qenë struktura udhëheqëse të UÇK-së.
Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Rexhë Ibërdemaj, Fazli Veliu e më pas edhe Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Adem Grabovci, sipas tij kanë qenë strukturat udhëheqëse.
Kelmendi ka thënë se ata si LPK, kanë bërë gjithë përgatitjet për organizimin e UÇK-së.
“Që në mbledhjen e parë më prill 1987 që atëhrë u fol për një organizim të armatosur. Mbledhja e parë është mbajtur në Zvicër, në Bazel”, ka thënë ai.
Kelmendi ka folur edhe për Adem Jasharin e Zahir Pajazitin, duke thënë se ata janë dërguar në Tiranë nga LDK-ja, në kuadër të njësiteve guerilase, por sipas tij, kur janë kthyer në Kosovë, ata janë braktisur nga LDK.
“Janë marrë vendimet për fushën politike, financiare, kemi thënë e kryejmë ne LPK. Aksionet i kryejnë UÇK, por ne duhet ta dinimin natyrën e aksionit. Menjëherë janë themelu Zonat Operative. Më vonë janë caktu komandatët të cilët i njohim në tërësi, por kjo ka ndodhur në 97. Kur Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti kanë shkuar në Tiranë, ka pasur njësite guerile. LDK po e braktiste rezistencën e armatosur, menduam që Këshillat që i kishim krijuar, tham që është koha të krijohet një ushtri që duhet t’a udhëheqë kombin”, ka thënë ai.
Kelmendi ka folur edhe për Fondin “Vendlindja thërret”, për të cilin ka thënë se ai mban përgjegjësi dhe për atë të 3 përqindëshin, për të cilin ka thënë se mban përgjegjësi Bujar Bukoshi. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, duhet të formojë një komision për këto fonde, pasiqë njerëzit duhet ta dinë se kah kanë shkuar këto para të grumbulluara prej më shumë se 10 vjetësh nga bashkëatdhetarët.
Kelmendi ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë pjesë e strukturave lidhëse por jo të strukturave udhëheqëse.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e di që kanë qenë në selinë e UÇK-së. I kam njohur më herët nga 91-ta si individë që u takonin strukturave ilegale por nuk kanë pasur funksion. Unë nuk i di funksionet e tyre që kanë pasur. Nuk i kanë takuar strukturës udhëheqëse qendrore. Anëtarë kanë qenë sepse këtë e di nga Ali Ahmeti. Ai në 96-tën thotë se i kam dy shokë shumë të mirë, në një mbledhje që është mbajtur në Shqipëri, është mirë me i futë në lidhjen për brenda dhe jashtë vendit”, thotë ai.
LDK i dërgoi Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin në Shqipëri, por i braktisi kur u kthyen në Kosovë
Njëri nga themeluesit e LPK-së the UÇK*së, Muhamet Kelmendi ka thënë se Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin në Tiranë i ka dërguar Lidhja Demokratike të Kosovës.
“Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari kanë qenë pjesë e njësiteve guerile çlirimtare, të cilët kanë shkuar në Tiranë për ushtrime të dërguar nga LDK”, ka thënë Kelmendi në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Mirëpo ai ka thënë se me t’u kthyer në Kosovë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u braktisën.
Ai në këtë emision, jep rrëfimin e tij që prej LPK-së e deri UÇK-ja.
EDITOR
11 years ago
previous article
Kush do të guxojë për Regjistrimin!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago