Pas një dite shumë të ngjeshur me luftëra, më në fund i është shpaguar karateistit shqiptar, Beraj Jakupi i cili në finale të Kampionatit Evropian në Karate U-21, kategoria +78kg, ka triumfuar duke mbrojtur edhe një herë titullin.
Edhe pse përballë tij kishte karateistin vendas, portugezin Ramos Henrique, Beratit kjo nuk i la asnjë përshtypje, pasi që ai që para nisjes për në Lisbonë, synonte dhe besonte se do të mbrojë titullin kampion. Lufta në mes Berat Jakupit dhe portugezi Ramos Henrique ka përfunduar me rezultat të pastër 4:0.
Më  parë Berati ditën e nisi duke u përballur me garuesin nga Bjellorusia, Kurhan Dzmitry, të cilin e mundi me rezultat 6:1. Përballja e dytë bëri që berati para vetes të ketë serbin Urosh Mijallkoviq, i cili shumë shpejt u dorëzua para Beratit. Mijallkoviqin Berati e ka mundur me rezultat të pastër 3:0. Kjo fitore i mundësoi Beratit që të arrijë në çerekfinale ku u përball me sllovenin Jus Markac, të cilin e mundi 2:0. Berat Jakupi ka prekur finalen e Kampionatit Evropian ne Karate për U-21, duke e mundur karateistin nga Franca, Riou Hadisson me rezultat të lartë 8:1.
Dhe fundi ishte edhe më i ëmbël, pasi Berati në shtëpi të tij rrahu karateistin portugez Ramos Henrique, duke e mundur atë 4:0 dhe njëherit duke u bërë karateisti i vetëm në Evropë që ka fituar këtë katër herë me radhë. / Portalb
Video ekskluzive nga ndeshja e Beratit kunder Kurhan Dzmitry: