O njeri i brishtë!
A nuk je ti që të mbushen sytë me lot, si fëmijë?
Dhe që pastaj të vjen turp t’u dalësh njerëzve në sy?
Më thuaj pse e do veten ndryshe, kur ajo kështu të do ty?
Ti ke ardhur qelq në këtë botë,
Prandaj mos u bën dru, e të bëhesh i kotë!
As hekur mos u bën, sot e përmot!
O njeri i brishtë!
Pa ty nuk do të ekzistonte ky mbiemër,
Ti e pasuron fjalorin, sepse ti ke zemër.
Zemra jote ka duar e këmbë, por nuk ka thembër.
Prandaj, ti nuk e shkel askënd, edhe pse mund të shkilesh,
Sepse ti je pemë e këndshme dhe në çdo stinë vilesh!
O njeri i brishtë!
Sa herë të kanë thyer, a e mban mend?
Ty të japin vend, po s’të lënë kuvend!
Dhe ti duke qenë njeri, të shndërrojnë në send… të thonë “qelq”…
O njeri i brishtë!
Ti jeton për t’u thënë njerëzve të bëhen më shumë shpirt,
Dhe se trup kanë edhe kafshët dhe janë edhe sendet.
Ti afroju trupit, po kurrë mos e ndërro për shpirt!
Se problemet ndodhin kur këtyre dyjave u ndërrohen vendet!
Arsim Jonuzi, 11.02.2014