Dje, më datë 11.02.2041, në Institutin Ekonomik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi – Shkup, në përbërje të komisionit prej 5 anëtarëve: prof. Dr. Snezhana Kostadinoska – Millosheska (Mentore), prof. Dr. Biljana Angelova (Kryetare), prof.Dr. Klimentina Poposka (anëtar), prof. Dr. Neda Petroska-Angelovska (anwtare) dhe prof. Dr. Natasha Daniloska (anwtare), Mr. Drita N. Maliqi, me sukses e mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Tregjet dhe instititucionet financiare islame – rast studimor Arabia Saudite”.
Mbrojtja e disertacionit të doktoratures u realizua në prani të miqve, dashamirëve, anëtarëve të familjes dhe
ekpertëve të ekonomisë. Punimi u vlerësua lartë sidomos edhe për faktin se në këtë lëmi deri tani nuk ka pasur një hulumtim të këtillë.
Me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës, Drita Maliqi fitoi titullin shkencor doktor i shkencave ekonomike.
Dr. Drita shpreson që permes këtij hulumtimi shkencor do të kontribuojë pozitivisht në përaferimin e rregullave për tregjet dhe finansimin islam edhe në Maqedoni dhe më gjerë, duke ndjekur shembullin e disa bankave në Evropën Perëndimore.