Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz foli në parlamentin izraelit në gjuhën e tij amtare kur akuzoi Izraelin se po i mohon palestinezëve në Bregun Perëndimor përdorimin në mënyrë të barabartë të ujit.
“Një i ri palestinez, më pyeti pse izraelitët marrin katërfish më shumë ujë për numër popullsisë se sa palestinezët? Nuk i kam parë të dhënat. Po ju pyes juve nëse kjo është e vërtetë”, tha Schulz.
Kryeministri i Izraelit ndërhyri disa minuta më pas. Ai tha se sipas të dhënave, pabarazia nuk është në shifrat që solli Schulz por nga ana tjetër ai nuk ka ndonjë të dhënë të saktë.
Një raport i OKB-së i publikuar në dhjetor 2012 thotë se izraelitët që jetojnë në vendbanimin e pushtuar të Bregut Perëndimor konsumojnë 6 herë më shumë ujë se sa përdorin palestinezët që jetojnë në të njëjtin territor.
Fjala e Schulz solli reagim nga të djathtët ekstremë, të cilët u larguan nga salla e parlamentit. Por pavarësisht kësaj Schulz tha për mediat se, BE ka një marrëdhënie speciale me Izraelin por kjo nuk do të thotë se bien dakord me çdo vendim të qeverisë izraelite. /shekulli/