Në kuadër të fushatës kundër shpërdorimit të ushqimit, që ka ndërmarrë kryeministri turk në  bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë, sindikata e furrave ka ndërmarrë një sërë masash kundër shpërdorimit të bukës.
Kështu, tashmë çdo qytetar turk, mund të dorëzojë një bukë të ftohtë dhe të marrë një tjetër gratis, taze dhe të ngrohtë nga furra. Mbi 2200 furra buke të sindikatës, e ofrojnë këtë shërbim, i cili synon reduktimin e shpërdorimit të bukës. Sindikata u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë bukë nga ato furra që nuk e ofrojnë këtë shërbim. /ardhmeriaonline/