PYETJA: Kur thërret ezani shpesh herë lehnin qentë. A ka kjo ndonjë domethënie në aspektin fetar ?
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Disa dijetarë nuk futen në debate rreth kësaj çështje dhe nuk i japin asaj karakter fetar, por thonë se kjo ka të bëjë me reagimin e qenit ndaj dëgjimit të një zëri më të lartë se zërat tjerë normal, dhe si rezultat i kësaj, ai leh dhe lëshon zë ose piskamë, gjegjësisht reagon.
Mirëpo, mendoj se çështja ka edhe karakter fetar, ngase në hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. përmenden edhe kafshë tjera dhe reagimi i tyre përmes lëshimit të zërit, në raste të veçanta, gjegjësisht kur e shohin atë që nuk e shohin njerëzit. Në këtë drejtim, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më drejpërdrejtë ka folur për gjelin dhe gomarin.
Poashtu, ka hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. të cilat flasine dhe për lehjen e qenit dhe reagimin që bën me rastin e parjes së shejtanit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Kur ta dëgjoni lehjen e qenve dhe palljen e gomarit gjatë natës, kërkoni mbrojtje te Allahu, ngase ata shohin gjëra që ju nuk i shihni”. Hadithin e ka transmetuar Ebu Davudi dhe Buhariu në Edebu-l-mufred. Hadithin e ka konsideruar Sahih-autentik.
Ky hadith. Drejtpërdrejtë nuk e përmend lehjen e qenit me rastin e ezanit, por nga lehja e qenit kur të sheh atë që nuk e sheh njeriu, e që këtu aludohet në parjen e shejtanit, kuptohet se ai reagon kur sheh diçka, dhe me rastin e ezanit ai ka mundësi ta sheh shejtanin dhe të reagon me lehje. Në këtë drejtim flet edhe ajo se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka pohuar se shejtani kur e dëgjon ezanin, ik dhe lëshon gazra me zë nga prapanica, dhe ndoshta qeni kur e sheh në këtë gjendje shejtanin duke ikur, leh.
Ndërkaq, disa që thonë se qeni sheh melek, nuk është e saktë, ngase urdhëri i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. që të kërkojmë mbrojtje nga Allahu kur ta dëgjojmë qenin duke lehur, ngase ai sheh atë që nuk e sheh njeriu, nuk është kompatibil me parjen e melekut. Nëse e sheh melekun, nuk do të kishte pse të kërkojmë mbrojtje nga Allahu, sepse meleku vjen me urdhërin e Allahut.
Megjithatë, duhet theksuar se jo çdo qen leh kur të thirr ezani.
Allahu e di më së miri.
Bashkim Aliu
EDITOR
12 years ago
previous article
Nga Kolosët e kësaj Feje- Imam Hasan El-Benna
next article
Edukata e fëmijëve muslimanë
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago