Parlamenti i Kantonit të Freiburgut ka vendour të mërkurën me shumicë të votave masën daluese sipas të cilës nxënëset dhe nxënësit në orar të mësimit  nuk kanë të drejtë të vishen me “burka” (mbulesë e trupit dhe e fytyrës e femrave myslimane). Ato dhe ata në këtë mënyrë janë të detyruar që mësimin ta ndjekin me fytyrë të zbuluar, pa shaminë e fytyrës që ndryshe quhet edhe niqab. Por, sipas ligjit të miratuar, nxënëseve dhe nxënësve nuk u ndalohet vijimi i mësimit me shami që mbulon vetëm kokën dhe e lë të pambuluar fytyrën.
Me rastin e rishikimit total të ligjit mbi shkollën obligative, Parlamenti i Friburgut ka hedhur poshtë me shumicë të qartë një kërkesë të bërë  nga SVP/UDC e këtij kantoni. Ajo parashihte detyrimin e nxënësve dhe nxënëseve që mësimet në shkollat publike të kantonit t`i ndjekin pa mbulesë ose shami në kokë. (sda/ats)
albinfo.ch