Telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e pandashme në jetën e miliona personave në mbarë botën dhe tashmë beteja e prodhuesve duket se është zhvendosur tek cmimi.
Në Barcelonë po mban punimet Kongresi Botëror i Celularëve ku kompanitë prezantojnë me pompozitet produktet e tyre dhe risitë në to. Vëmendja është përqendruar tek Samsung, Nokia apo të tjera shtëpi prodhuese me emër.
Por nën hijen e tyre, në përpjekje për të zënë sa më shumë vend në tregun e telefonave inteligjentë, shtyjnë kompani relativisht të reja. Një ndër to është edhe “Firefox” që ka prezantuar produktin e tij me sistemin e operimit “Firefox OS”.
Bëhet fjalë për një prodhim krejtësisht modest që synon masivizimin nëpërmjet cmimit që është vetëm 25 dollarë. Ky telefon pritet të dalë në treg muajt e ardhshëm, sepse “Firefox” është në fazën e fundit të bashkëpunimit me prodhuesin kinez të procesorëve, “Spreadtrum”.
Me këtë cmim, “Firefox” shndërrohet ndoshta në konkurentin më serioz të Nokia-s në tregun e telefonave inteligjentë me cmime të ulta. Kompania finlandeze nga ana e saj prezantoi Nokia Asha 230, një telefon prej 49 dollarësh në treg. / Top Channel
EDITOR
11 years ago
previous article
Jep dorëheqje kabineti qeveritar në Egjipt
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 hour ago