Me rastin e “Ditës Ndërkombtare të Studentit” FRI-Shkup në bashkpunim me  Universitetin Shtetëror të Tetovës – Studime të disperzuara në Shkup, mbajti tribunë me temë “Cilësia e Arsimit në Republikën e Maqedonisë”. Ligjerues të kësaj tribunë ishin teolugu Qenan Ismaili si dhe profesori Mevludin Ibishi ligjeruesi në Universitetin Ndërkombtar Ballkanik në Shkup.
Ligjeruesi nga Universiteti Ballkanik theksoi se: “Politizimi është një problem i cili ndikon në cilësine e arsimit. Ai po ashtu shprehi rezerv edhe tek sistemi i Bolonjës, këtu ai theksoi se: Sistemi i Bolonjës i cili u inaugurua në Bolonjë në vitin 1999 dhe që u implementua edhe tek ne, bëri që të ulet kualiteti i arsimit tek studentët”.
Ndërsa teologu Qenan Ismaili pohoi: “Duke marrë paraysh se verseti i parë që i’u shpallë Muhamedit a.s qe verseti Lexo, që këtu na bëhët e qartë se studimi në islam është obligim hyjnor, që nuk mund të anashkalohet. Studentët tanë një herë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë se qëllimi i studentit është që të marë dije e jo diplomë”.
Në këtë tribunë i pranishëm ishte edhe Driton Kuqi  i cili në rolin e përfaqësuesit të USHT-së, studime të disperzuara në SHkup përshëndeti tribunën në fjalë. Ndër tjerash ai çmoi lartë rolin e FRI me shpresë që edhe në të ardhmen të intensifikohet bashkpunimi.
Vlen të përmendet se kjo tribunë vjen si rezultat i kampanjës së ndërmarë nga FRI në disa universitete të RM.

IMG_4417
Tribuna “Cilësia e Arsimit në Republikën e Maqedonisë”

Tribuna ne USHT - Shkup (1)
Tribuna “Cilësia e Arsimit në Republikën e Maqedonisë”

Tribuna ne USHT - Shkup (2)
Tribuna “Cilësia e Arsimit në Republikën e Maqedonisë”

 
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam