Samir Ujkani, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka treguar arsyen përse është larguar nga Kombëtarja shqiptare. Portieri i Palermos ka rrëfyer për eksperiencën si kuqezi dhe për momentin e vështirë që t’i thotë lamtumirë Shqipërisë. Ai ka falënderuar të gjithë, derisa ndihet krenar që do ta shkruaj historinë me përfaqësuesen e Kosovës.
Shumëkush ende nuk është duke besuar që Samir Ujkani i ka thënë lamtumirë Kombëtares shqiptare dhe se do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haiti, e cila do të luhet me 5 mars.
Por, portieri i Palermos në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express për herë të parë ka treguar arsyeja përse është larguar nga Kombëtarja shqiptare, dhe s’i ka vendosur që tash e tutje t’i mbroj ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.
25 vjeçari tregon se e ka pasur shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë ekipit kuqezi. Por, Ujkani tregon se ka qenë i ‘detyruar’ ta marr këtë vendim dhe se nuk e ka bërë krye në vete.
“Vendimi për tu larguar nga Kombëtarja shqiptare e dinë presidenti Armand Duka. Unë nuk jam kundër këtij vendin e as kundër FSHF-së, por janë disa presona brenda ekipit që më kanë detyruar ta marr këtë vendim shumë të vështirë”, ka deklaruar Ujkani për Epxress.
Ujkani në vitin 2007 ishte bashkuar me ekipin U-21 të Shqipërisë, derisa pas një viti kishte debutuar edhe me Kombëtaren A, ku ka zhvilluar mbi 20 ndeshje.
Ai ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) që ia ka mundësuar ta realizoj ëndrrën- të luaj me ekipin kuqezi.
“Unë e kam refuzuar Belgjikën për Shqipërinë sepse jam shqiptarë.Unë e falënderoj FSHF-në për mundësin që më ka dhënë të luaj me Kombëtaren, dhe të ndihem shqiptarë”, ka theksuar portieri i Palermos
“Edhe një herë po e përsëris që nuk jam kundër Shqipërisë. Kush më njehë e dinë që nuk kam pasur asnjëherë problem nëse kam mbetur në bankën rezervë apo në tribuna”, ka shtuar ai.
Edhe pse ka luajtur mbi 20 ndeshje me ekipin kuqezi, Ujkani nuk mund ta veçoj asnjë ndeshje. Ai thotë se të gjitha takimet kanë qenë s’i në ëndërr për të, derisa ka falënderuar tifozët e për përkrahjen që i kanë dhënë Kombëtares në çdo ndeshje.
“Të gjitha ndeshjet kanë qenënjë ëndërr. Të luaj për popullin tim ka qenë diçka e madhe. Tifozët na kanë përkrahur në çdo ndeshje s’i brenda ashtu edhe jashtë vendi, dhe kjo ka qenë bukuria e eksperiencës sime. Unë mendoj se 80 për qind e suksesit të Shqipërisë u takon tifozëve që vazhdimisht na kanë dhënë vullnet të luajmë”, u shpreh Ujkani.
Falënderon Dukën
Ndërsa, ish portieri i Novaras dhe Chievos e ka një falënderim të veçantë për numrin një të futbollit shqiptarë, Armando Dukan.
“E falënderoj presidentin Duka shumë, sepse ka qenë afër meje gjithmonë. Ai më ka telefonuar kur kam qenë i lënduar, por edhe kur nuk kam pasur momente të mira me ekipi. Ai është interesuar gjithmonë për mua dhe ka qenë gjithnjë afër meje”, ka deklaruar Ujkani.
I emocionuar që do të luajë për Kosovën
Pas ndarjes me Kombëtaren shqiptare, Samir Ujkani eksperiencën do ta vazhdoj te përfaqësuesja e Kosovës qysh në ndeshjen ndaj Haiti, e cila do të zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë. Ai është shumë i emocionuar që do ta luaj për vendin ku ka lindur.
“E falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë që kanë arritur marrëveshje që unë të luaj për Kosovën. Për mua është diçka historike pasi do ta luaj ndeshjen e parë zyrtare për vendim tim. Është emocionuese”, ka deklaruar Ujkani.
“Ne do t’ia nisim nga zero, gjithashtu duhet t’i japim kohë Federatës që të ngitet hap pas hapi. Kosova ka talente të shumë s’i brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe është e rëndësishme ta bëjmë një grup të fortë”, ka theksuar vushtrriasi.
Shqipëria në grup të vështirë
Samir Ujkani e ka vlerësuar s’i të vështirë grupin e Kombëtares shqiptare për eliminatorete Euro 2016. Ekipi kuqezi bënë pjesë në Grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.
“Grupi i Shqipërisë është shumë i vështirë nëse i shikojmë emrat e kundërshtarëve. Kombëtarja tre ndeshje e para i ka shumë të vështira. Do t’i shkoj Portugalisë, e pretë Danimarkën dhe do të jetë mysafirë i Serbisë. Pavarësisht kësaj duhet me qenë pozitivë dhe tifozët duhet të jenë afër Kombëtares”, ka përfunduar Ujkani.
next article
Ja cilat janë 10 kombet më të arsimuara në botë
you might also like
5 hours ago
5 hours ago