E dashura dhe partneri i jetës time:
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut xh.sh qoftë mbi ju…
Pas lëshimit të vendimit të plotë për ekzekutimin tim nga Gjykata e Lartë, mendojë se do të arrijë një kopje e saj edhe tek Departamenti i Burgjeve sonte natën apo nesër. Ata kanë plan të më zhvendosin në qelinë e vdekjes ashtu siç është e përcaktuar me ligj. Pasi që kësaj qeverisje vetëm se i ka ardhur fundi thuajse është e pamundur që të bëhët ndonjë ndryshim, andaj qeveria do të nxitojë në zbatimin e këtijë vendimi të padrejtë dhe zullumqarë. Siç po shihet qeveria nuk është e gatshme që të pranoj, qoft edhe nëse ndodhë, një kërkim falje nga ana ime. Shansa që të ketë ndryshim në këtë vendim apo që të bëhet anulimi i tij thuajse është e pamundur.
Nëse donë Allahu xh.sh që unë të jetoj atëherë kjo është një gjë tjetër dhe se Ai xh.sh me fuqinë e Tij do të më krijojë kushte për të shpëtuar por një gjë të tillë nuk e shohim shumë. Shumë prej të dërguarve u vranë dhe u mbytën padrejtësishtë nga duart e të pafeve. E po ashtu edhe shumë prej shoqëruesve te të Dërguarit s.a.v.s u vranë mizorishtë dhe në format më ekstreme nga ana e të pafeve të Mekes. Gjithnjë ato vrasje u bënë shkak për ngritjën e fjalës së Allahut xh.sh andaj edhe unë nuk e di saktësishtë se çka ka vendosur Allahu xh.sh për mua.
Dje, erdhi për vizitë në vend përfaqësuesja e Misintrisë së Punëve të Jashte të Indisë Suzana Singj, dhe gjatë vizitës së saj në vend ajo jo vetëm që u ka afruar ndihmë të plotë partisë që është në pushtet por i ka bërë presion edhe ish komnadantit të përgjithshëm të forcave ushtarake dhe ish sundimtarit Huseijn Muhamed Irshad duke e paralajmëruar se nëse partia e tij nuk do të jetë e kyçur në zgjedhjet e ardhëshme atëherë ekziston rrëziku që Xhemati Islamik dhe Partia e Unionit Studentorë Islam do të dalin fitimtarë në zgjedhje.
Kjo deklaratë ka vënë në pah se si një shtet kaq i madhë dhe kaq i fuqishëm siç është India të ketë frikë deri në këtë masë nga një xhemat islamik politik dhe nga krahu i saj nga studentët. Po ashtu kjo deklaratë ka zbuluar se si frikësohen dhe se si kjo frikë qarkullon në venat e tyre ashtu siç gjarkullon vetë gjaku ndërsa unë isha i bindur që nga fillimi se çdo vendim që do të merret kundër neve është nga planet dhe nga sygjërimet e ardhura nga vetë India ndërsa tani çështja ka ardhur deri në atë shkallë sa që edhe nëse dëshiron qeveria që të bëjë shpërbërjen e gjykatës dhe të e bëjë anulimin e vëndimeve të saj nuk do të jetë në gjendje sepse qeveria i ka premtuar Indisë vrasjen time në kompenzim për ardhjen në pushtet andaj sot i duhet që të përmbushë premtimet e bëra.
Shumë prej nesh sot pyesin për vlerat dhe për parimet, por për aq kohë sa mediat e shkruara dhe ato të dëgjuara janë në përkrahje të qeverisë në mënyrë vërbërore nuk ka drejtësi. Të gjitha vendimët e padrejta që po i ndërmerr qeveria, përfshirë këtu edhe vëndimin kundër meje dhe kundër udhëheqësve të tjerë të xhematit islamit të cilët tani vuajnë dënimet e tyre padrejtësishtë prapa grilave të burgjeve, kanë ardhur pa asnjë bazë por janë thurur nga bota e imagjinatës së tyre. Me çfarë të drejte mund të paraqitet para botës kjo qeveri, ndërsa gjygjtarët e saj paraqitën me tërë krenarinë dhe me tërë kënaqësinë si të ishin xhelatë.
Atëherë si do të mund të shpresojë dhe si do të mund të kem ndonjë shansë që të arrijë drejtësinë apo që të arrijë falje kur gjykatësit e tyre krenohen me sjelljen e tyre prej xhelatit.
Ajo që po më hidhëron dhe që më mërzitë më së shumti është pamundësia ime që t’i tregojë popullit timë për vuajtjet dhe torturat që jemi duke i vuajtur unë dhe udhëheqësit e tjerë të xhematit islamik nëpër burgjet e vendit. Zëri ynë nuk del jasht për shkak të armiqësisë së madhe që kanë mediat kundër nesh. Unë jam i bindur se ekzekutimi im do të jetë shkak i triumfit të pa arritur më parë në këto vende të xhematit islamik dhe shkak për rënien e kësaj qeverie dhe se ky ekzekutim do të arrijë deri tek të gjitha organët e drejtësisë botërore dhe deri tek të gjithë ata që kanë ndjenja njerëzore dhe ndërgjegje të pastër.
Dje, gjatë përsëritjes që po ia bëja Kuranit lexova ajetët 17-24 të Kaptinës Et-Teubeh dhe se tek ajeti i 19-të Allahu xh.sh thotë: ”A e keni llogaritur të ushqyerit e haxhilerëve dhe kujdesin ndaj xhamis si të besuarit në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, dhe të luftuarit në rrugën e Tij. Nuk barazohën tek Allahu dhe se Allahu nuk do të udhëzojë popujtë e padrejtë“.
Në këtë ajet Allahu xh.sh ka shpjeguar shpërblimin e dëshmorit në rrugën e Allahut xh.sh, qoftë kjo me trupin e tij apo vetëm me pasurinë e tij. Po ashtu tregon edhe për vendin e lartë që do ta ketë shehidi tek Allahu xh.sh. Cdo kush që vdes duke i dalur në ballë padrejtësisë dhe tiranisë duke bërë ngritjen e fjalës së Allahut xh.sh dhe të fesë së Tij të pastër në këtë tokë, Allahu xh.sh për ta ka premtuar vend të lartë dhe shpërblim të madhë. Nëse Allahu xh.sh dëshiron që mua të më ngrisë dhe të më mundësojë që të banojë në xhenetet e gjëra të Tij atëherë edhe unë duhet që këtë ta pranojë me gjoksë të hapur duke qënë i gatshëm që ta takojë Allahun xh.sh. Pra, pasi që unë të vritem nga dora e armikut me padrejtësi dhe në mënyrë mizore atëherë do ta kemë të sigurtë xhennetin me lejën e Allahut xh.sh.
Më kujtohet në vitin 1966 kur pushteti i padrejtë i Egjiptit vendosi për ta ekzekutuar Seid Kutbin dhe kthimin e Abdul-Kadrit dhe të tjerëve, pastaj në disa kampe edukative kam dëgjuar disa ligjerata rreth të njëjtës temë. Ka qenë profesor Galam Adham i cili gjithmonë vendoste dorën e tij mbi shpatullat e mia dhe më thoshte që ky “litar” mund të vendoset edhe në qafën tënde. Më kujtohet që edhe dora ime shkoi tek i njëjti vend disa herë. Kësaj here nëse donë Allahu i Plotfuqishëm që ta realizion ligjin e Tij për të mirën time dhe për të mirën e Islamit, dhe në të njëjtën kohën nëse e bënë këtë, për rrëzimin e zullumqarit, atëherë ku është humbja? Nuk ka humbje atëherë, jeta ime është flijim për Islamin dhe praktikimin e Sheriatit të Allahut në Tokë.
I Dërguari s.a.v.s kur iu spjegonte shokëve të tij rreth mirësisë, nderit dhe shpërblimin e dëshmorëve tek Allahu i Plotfuqishëm, gjithmonë shpresontë që ai vetë të vdiste si shehid (dëshmorë). Po ashtu edhe vetë dëshmorët pasi që janë future në Xhenet dëshirojën që të kthehen në jetë që të vdesin prap si shehid (dëshmorë), prandaj Allahu është hak dhe i Dërguari është hak dhe kush ka dyshim në këtë, besimi i tij do të humbë.
Nëse më gjykojnë me këtë gjykim të padrejtë dhe arbitrar, është e mundur që edhe mos të lejojnë varrimin tim në Daka. Por nëse keni mundësi të organizoni varrimin tim në xhami të lagjës, përballë shtëpisë sime, dhe ata të cilët jetojnë dhe banojnë në anën tjetër të lumit “Bedma”, dëshirojnë të marrin pjesë në varrimin tim, duhet të vijnë tek shtëpia jonë në periferi, e jona është t’iu lajmërojmë. Ndërsa rreth planit të varrimit tim, ashtu siç iu kam thënë më parë, më varrosni afër varrit të nënës time. Ua tërheku vërejtjëm për ndonje bidat (risi) të mundshme në varrin tim, apo ndërtimin e ndonjë tempulli apo tyrbe apo për ndonjë ceremoni qoftë e vogël apo e madhe.
Jepni sadaka për jetimët dhe të varfërit aq sa kini mundësi, kujdesuni edhe për familjet të cilat kanë sakrifikuar të dashurin e tyre ne Lëvizjën Islame, në veçanti familjet të cilat kanë sakrifikuar të dashurit e tyre pas arrestimit tim dhe gjykimit të padrejtë dhe arbitrar ndaj meje, dhe nëse kanë për nevojë finaciare ke obligim t’u ndihmosh me aq sa ke mundësi.
Po ashtu kujdesu t’i martosh sa më shpejt Hasanin dhe Meududin, pasi t’i përfundojnë mësimet, dhe të njëjtën gjë ta bësh edhe per vajzën tonë Neznin.
E dashura dhe jeta ime: Kërkoj nga ti kërkim falje sepse unë nuk po mundem t’i plotësojë obligimet ndaj teje, djemve dhe vajzave të mia. Më falni për hirë të Allahut të Plotëfuqishëm, e lus Allahun për ty në veçanti që të na takojë në botën tjeter pasi që t’i kesh përmbush obligimet e tua ndaj djemve dhe vajzave tua si dhe ndaj Lëvizjës Islame. Tani ty të mbetet ta lutësh Allahut e Plotfuqishëm që ta mbushë zemrën time me dashuri ndaj Tij dhe me dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij fisnik, dhe dashtë Allahu do të takohemi në Xhenet. Ju këshilloj juve për domosdoshmërinë e punës dhe ushqim hallall, dhe urdhëri im për të gjithë është që të kujdesën ndaj obligimeve që i kemi, të kemi kujdes ndaj faljës së pesë namazeve në kohën e tyre kjo këshillë vlenë edhe për të afërmit e mi. Takohemi në Xhenet nëse don Allahu xh.sh.
Perktheu: Artan Musliu
EDITOR
11 years ago
previous article
Kupa me kapak, kupa pa kapak
next article