Në atë kohë numëroheshin afërsisht 200, 000 tatarë, ku pothuajse gjysma e popullsisë vdiqën nga uria, etja dhe sëmundjet në vitin e parë të dëbimit.
Tatarët janë duke mbajtur roje në rrugët dhe në xhamitë e Krimesë në përpjekje për të mos lejuar përsëritjen e historisë pas pushtimit rus.
Tatarët, pakicë muslimane që jetojnë në Krime janë duke bërë roje në xhamitë dhe rrugët pasi i tremben një përsëritje të dëbimit me forcë sikur në vitin 1944 nën sundimin e Stalinit, i cili shpërndau ata në kampe në të gjithë stepat shterpe në Azinë Qendrore.
Në atë kohë numëroheshin afërsisht 200, 000 tatarë, ku pothuajse gjysma e popullsisë vdiqën nga uria, etja dhe sëmundjet në vitin e parë të dëbimit.
Ky ishte dënimi i diktatorit sovjetik Joseph Stalin për Tatarët, të cilët ai i akuzoi për bashkëpunim me regjimin nazist, pavarësisht nga fakti se shumë Tatarë kishin shërbyer në ushtrinë sovjetike. Tatarët filluan kthimin në vend në vitin 1980.
280,000 Tatarët që jetojnë në Republikën Autonome të Krimesë përbëjnë afër 13 përqind të popullsisë së përgjithshme, sipas Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Idil Izmirli, eksperte për identitetet islamike në Krime nga Universiteti George Mason, ka thënë se zhvillimet e fundit në Krime i kujtojnë vitet e robërimit të komunitetit të saj shtatëdhjetë vjet më parë.
“Pas pushtimit të Krimesë më 18 maj në vitin 1944, rusët dëbuan Tatarët nga rajoni. Ata e sulmuan parlamentin dhe këshillin e ministrave, dhe pastaj ngritën flamurin rus.”
Izmirli ka thënë se të afërmit e saj nuk ndihen të sigurt dhe se edhe pse “burimet perëndimore raportojnë se janë 6,000 trupa në Krime, të afërmit e mij thonë se 15,000 ushtarë janë vendosur atje. Ushtarët janë kudo dhe aeroportet janë mbyllur.”
Ajo shtoi “ne duam që Turqia të mbyllë ngushticat dhe të mos lejojë rusët të kalojnë dhe kërkoi nga presidenti Barak Obama që të shtojë presionin mbi Rusinë.” /opozita.com/