Fushata “Së bashku për fëmijët e Sirisë“, e ndërmarë nga 10 shoqata dhe sektore joqeveritare të grave, e përkrahur nga mediat të ndryshme, shënoi fundin e saj.
Kjo fushatë filloi me 18 Janar, me tribunë në Restoran Kalabria – Shkup. Periudha në vijim shënoi aktivitete të shumta me qëllim senzibilizimin e qytetarëve me ndjenja humanitare si dhe ngritjen e vetëdijes për krizën humanitare në Siri.
Janë mbajtur ligjërata dhe tribuna në qytetin e Gostivarit, Kumanovës, Tetovës, Strugës dhe Këçovës, si dhe panaire në Shkup, Gostivar dhe fshatin Lubosh.
Fundi i fushatës u shënua me darkën me donatorë, në Restoran New Star-Shkup, në prani të 400 mysafireve.
Për nevojat e kësaj fushate u shtypën 10.000 broshura, të cilat përmbanin informata rreth fushatës dhe mënyrës së donimit. Ishin të vendosura kuti donimi në disa lokacione në qytetin e Shkupit dhe Gostivarit. Mediat dhe portalet e shumta gjatë fushatës tre javore emetuan klipin zyrtar të kësaj fushate.
Gjate gjithë këtyre aktiviteteve është grumbulluar një shumë të hollash prej gjithsej 30.000 euro.
Shuma e grumbulluar i është dërguar organizatës ndërkombëtare humanitare IHH në Turqi, e cila është destinuar për blerjen e BABYPAKET-eve – pako për fëmije, me vlerë prej 15 euro për një paqetë të tillë. Pakot në fjalë përmbajnë: pelena, ushqim për foshnjë 1 kg, kek për fëmijë, qumësht, faculeta të lagështa, shampo për fëmijë, biberon, shishe për ushqim dhe gjoksore.
Është kënaqësi e madhe fakti që këto 2.000 pako, së paku për një moment do t’ua lehtësojnë vështirësitë më të cilat ballafaqohen fëmijët sirian.
Trupi organizativ I fushatës ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’ falënderon popullatën e gjërë për mbeshtetjen dhe përkrahjen e dhënë kësaj fushate, edhe njëherë u dëshmua zemërgjërësia e popullit tonë ashtu siq është dëshmuar ndër vite.
Gjatë ditëve në vazhdim do të publikohen fotografitë e bëra gjatë dërgimit të donacioneve në destinacionin final.
Në bashkim dhe unitet qëndron cdo sukses.
Trupi organizativ i fushatës ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’