Sëmundjet e kancerit marrin karakter epidemik. Çdo vit në Maqedoni ka rreth 800 pacientë të rinj me kancer në mushkëri, e cila është sëmundje më e shpeshtë e kancerit në botë. Çdo vit për një përqindje të vogël rritet numri i pacientëve të rinj të sëmurë me kancer në gji, numri i të cilëve arrin prej 650 deri në 750.

 
Këtë sot e deklaroi drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare prof. Zoran Spirovski, i cili tha se disponojnë me metoda më bashkëkohore në trajnimin e kancerit në gji.
-Nga ky vit falë mirëkuptimit nga Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë u rrumbullaksua që ky proces bashkëkohor i mjekimit me implantimin e protezave te pacientet, i cili mund të kryhet që gjatë operacionit primar ose më vonë pas trajnimit të përfunduar dhe të kompletuar, theksoi Spirovski.
Theksoi se në Klinikë, operohen kryesisht mbi 80 për qind e sëmundjeve të kancerit siç janë në mushkëri, ezofag, gjëndrat tiroide dhe në gji.
Pacientet në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare sot i vizituan anëtarët e shoqatës së parë kundër kancerit “Shkëndija e jetës”, me rastin e Javës së luftës kundër kancerit dhe në prag të ditës së gruas 8 Marsi. Nga “Shkëndija e jetës” i vizituan edhe pacientet në klinikat për kirurgji degestive dhe për radioterapi dhe onkologji.
Kryetarja e shoqatës “Shkëndija e jetës”, Violeta Tomovska deklaroi se 21 vjet me radhë i vizitojnë pacientet në këto klinika me rastin e Javës së luftës kundër kancerit dhe në prag të ditës së gruas 8 Marsi.
Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë për kancer, ndërsa faktorët tjerë të rrezikshëm për paraqitjen e sëmundjes janë alkooli, joaktiviteti fizik, trashësia, konsumimi i dobët i pemëve dhe perimeve, ndotja e mjedisit jetësor, HPV dhe hepatiti B viruset, arseni në ujë, aflatoksina në ushqim etj.
Forma më e shpeshtë e sëmundjeve të kancerit te burrat janë kanceri në mushkëri, stomak, prostatë dhe në zorrë të trashë, ndërsa te gratë kanceri në gji, mushkëri, stomak, zorrën e trashë dhe në mitër.