Megapolisi i sotëm që e njohim me emrin Stamboll, gjatë historisë së gjatë ka pas emra të ndryshëm…
Lygos, është shënimi më i vjetër që e përmendë Plini i vjetër.
Në shekullin e 7 p.e.s. hapësira e Stambollit të sotëm është banuar nga grekët të ardhur nga qyteti Megara dhe e kanë quajtur Byzantion, sipas emrit të mbretit të tyre.
Në shekullin e 3, për një kohë mban emrin Augusta Antonina- ashtu e ka quajtur imperatori romak Septimije Sever, në nderim të djalit të tij që më vonë do të bëhet mbret romak –Karakala.
Kur perandoria e Romës është ndarë në dy pjesë, atëhere mbreti Konstantin e ka emëruar- Roma e Re (Roma tjetër).
Mbreti bizantin Teodosi ( në shekullin e 5) e ka emëruar Konstantinopolis, ose Qyteti i Konstantinit.
Edhe në gjuhën persishte dhe arabe janë përdorur emërtimet si p.sh Rūmiyet al-kubra (Qyteti i madh Romak) ose  Taht-i Rūm (Kryeqendra e Romakëve) etj.
Bota islame qytetin e po ashtu e ka quajtur Konstantinija.
Ne tani mbretërinë që ka vazhduar deri në vitin 1453 e njohim si Perandoria Bizantine. Mirëpo, nocioni “Bizant” në shënime-libra ka mbretërua në shekullin e 18. Përderisa ka vazhduar Perandoria, nuk e ka mbajtë atë emër- popullata përreth i ka quajtur romak, ndërsa qyteti ka mbajtur emrin Konstantinopolis, ose “Polis” (që në gjuhën greke ka domethënjë “qytet”
Popujt sllav e kanë quajtur Carigrad (Qyteti Mbretëror)
Emri Stamboll (Istambul), për herë të parë përmendet në shekullin e 10 dhe i ka rrënjët në gjuhën armene që do të thotë “Qytet”
Nga viti 1923, kur Perandoria osmane ka “përfunduar” dhe kur është shpallur Republika e Turqisë, turqit kanë insistuar që ky qytet të quhet “Istambul”-Stamboll dhe të shlyhen të gjithë emrat e lashtë jo-turqisht, Konstantinija, carigrad ose Konstantinopojë.
Mirëpo, popujt tjerë edhe sot e quajnë me emrin tradicional: grekët e quajnë Konstantinopolis; shqiptarët Stamboll, armenët e quajnë Bolis, izraelitët e quajnë Kushta; ndërsa islandezët e quajnë Miklagaror, ashtu siç e kanë quajtur dikur vikingët.
Stambolli (Istambul) i sotëm është një mega metropolë me afro 15 milion banor që në vete ruan gjurmët e jetës dhe pjesë të civilizimeve e kulturave që kanë jetuar dhe kanë kaluar nëpër këtë qytet. Aty janë disa nga perlat e arkitekturës botërore si p.sh Aja Sofia, Xhamitë e kaltërta, Pallati i Topkapisë, Pallati Dollmabahçe etj etj. Kur jeni në Stamboll do të ndieni energji të shumtë të këtij qyteti që frymon ditën dhe natën, ndaj shfrytëzoni rastet dhe shoqërohuni me turqit mikpritës e të shoqërueshëm, provoni kuzhinën e shumëllojshme turke ose bëni një pazar të leverdishëm… (INA)