Jasir Ez-Zeaterij
Nëse do të ishte në mundësinë e Francës së bashku me politikat e saja majtiste dhe udhëheqësin e saj që të arsyetonte ndërhyrjen e saj në Mali duke u thirrur në atë se autoritetet shtetërore të Malit e kishin kërkuar një gjë të tillë, apo se disa prej vetë banorëve të Malit e kanë përkrahur këtë gjë, atëherë si do të mund të i justifikonte ndërhyrjet e saja të pa pritura në disa vende tjera siç do të potencojmë më vonë ?.
A thua, fuqitë imperialiste perëndimore po i ndërrojnë politikat e tyre duke i ndërruar qeveritë ??
Askush më nuk është duke u besuar justifikimeve që po mundohet të i paraqesë Franca për ta arsyetuar ndërhyrjen e saj në Mali. Të gjithë tashmë janë të bindur se kjo çka po ndodhë është mbetje e dëshirave të kamotshme të kolonializmit të kontinentit afrikan, por kjo mund të arsyetohet tek disa qarqe politike në varësisht nga disa veprime që iu janë atribuuar disa grupeve islamike të vendit dhe gjoja kërcënimit të unitetit të Malit.
Kjo është edhe ajo që e shpjegon ndryshimin e qëndrimeve rajonale apo ndërkombëtare rreth aprovimit të ndërhyrjes apo refuzimit të saj, si dhe vetë mospajtimet rreth atyre që e përkrahën këtë politikisht dhe atyre që e refuzuan. Me gjithë dallimet që kishin disa shtete në fuqinë e refuzimit duhet pasur parasysh se popujt e vendeve arabe apo islame në përgjithësi nuk kanë hezituar të e refuzojnë këtë ndërhyrje duke u nisur nga vetë fakti i motivit të ndërhyrjes dhe bindje së tyre në këto motive.
Franca, duke u munduar të fshihet nën politikat e saja majtiste, ka marrë shumë qëndrime dhe sulme kundër islamit dhe forcave islamike, gjë që ka bërë të mundur kuptimin e realitetit të dekadave kronike që Franca çdo herë është munduar të ia m’ veshë islamit në përgjithësi. E të cilat nuk janë pasqyruar vetëm brenda Francës përmes një ekstremizmi laik por që ka pasur tentativa që me këmbëngulje të i kundërvihet çdo gjëje që ka lidhje me islamin, dihet fare mirë historikisht rreth qëndrimeve të politikave franceze kundër çdo gjëje që ndërlidhet me islamin.
Me këtë rast mundë të përmendim rolin kyç të saj në përmbysjen e demokracisë në Algjeri përmes grusht-shtetit që ndodhi atje në fillim të viteve të 90-ta, po ashtu mund të cekim edhe ndihmën e saj dhënë Zejn El-Abidin Ibn Ali në Tunizi, si përkrahje për të ashtu quajturën ‘’ Tharje të burimeve’’ ( Burimeve të Islamit ) që e kishte trilluar Ibn Ali në përpjekje për të shuar lëvizjen ‘’Ringjallja’’ dhe dukurinë e përhapjes së islamit në Tunizi.
Nuk është e vështirë të thuhet se qëndrimi i islamikëve në pushtet dhe kundërshtimi i tyre ndaj ndërhyrjes franceze në Mali, kanë ndihmuar në forcimin e qëndrimeve armiqësore ndaj tyre. Andaj edhe kishte marrë qëndrime të ashpra kundër tyre në Egjipt, Libi, Tunizi, por edhe në Siri, edhe përkundër asaj që duket se gjoja është në përkrahje të revolucionarëve sirian.
Është shumë e natyrshme që të e kujtojmë pozicionin që kishte Franca në nxitjen e ndërhyrjes së Nato-së në Libi, e që nuk mund të kuptohen larg gjuhës së interesave personale. Nxitja e Francës për intervenimin e Nato-së kishte ardhur si pasojë e asaj se Franca e kishte gjetur vetën në një pozitë të palakueshme në qeverisjen e Gadafit e posaçërisht pasi që Britania, Amerika dhe Italia kishin arritur që të merrnin shumicën e transaksioneve të gjobave ndërkombëtare pas largimit të Gadafit.
Por, Franca nuk kishte kursyer aspak përkrahjen e laikëve në arenën libiane, andaj edhe i gëzohet postit të kryeministrisë që mbahet nga njëri prej aleatëve të saj, duke mos e anashkaluar këtu edhe lidhjen e saj të veçantë që e ka me sionistin e njohur francez Bernard Levy, të cilin disa majtistë arab e kanë shndërruar në një figurë legjendare që po udhëheqë me revolucionet arabe.
Prandaj sot Vëllezërit Musliman ( sipas asaj që është potencuar nga vetë udhëheqësit e tyre në Libi) janë duke përjetuar presione të shumta nga Kryeministri i Libisë, Ali Zejdan. I tërë ky presion padyshim se mbikëqyret nga vetë Franca e cila është duke arritur që të ketë një ndikim mjaftë të madh në arenën libiane përmes Aleancës Kombëtare të udhëhequr nga Mahmud Xhibril.
Po ashtu, edhe ngjarjet në Tunizi pas vrasjes së Shukri Belaid, ka shtyrë Francën që edhe një herë të tregojë dhëmbët e saj dhe agresivitetin e armiqësisë së saj. Franca kishte reaguar menjëherë përmes një deklarate të dhënë nga Ministri i Brendshëm i cili kishte përdorur një gjuhë mjaftë të ashpër jo vetëm ndaj Lëvizjes së Ringjalljes tuniziane por edhe ndaj islamikëve të Egjiptit dhe Libisë. Nga ajo se çfarë kishte cekur Ministri i Brendshëm i Francës ishte edhe kërkimi i tij për një vetëdijesim të domosdoshëm për ti larguar tiranët islamik nga rruga e ideologjisë obskurantiste e cila po kërkon shtypjen e qytetareve tuniziane përmes mbulesës. Ai po ashtu kishte cekur se do ti mbështesin forcat demokratike në mënyrë që të mos bien viktimë e revolucioneve. Po ashtu kishte thënë se, mbështetja e fashistëve islamik është duke u rritur në mënyrë drastike andaj edhe duhet dënuar këtë obskurantizëm të përfaqësuar nga Vëllezërit Muslimanë dhe Selefitë pasi ata paraqesin një rrezik mjaftë të madh për sundimin e ligjit dhe të demokracisë për të cilat edhe luftuan popujt libian, egjiptian dhe ai tunizian. Ai po ashtu kishte thënë se kanë shpresë të madhe në fitoren e laikëve demokrat në zgjedhjet e ardhshme e të cilët, sipas tij, janë bartës të vlerave revolucionare.
Ndërsa Mevahib Misbah, zëdhënësja e partisë Uniteti Kombëtar Demokratik në një intervistë dhënë televizionit francez TV24, ndër të tjera kishte thënë: I bëjë apel Francës e cila po e përkrah demokracinë në Mali, Francës e cila po i lufton islamikët në Mali, se tani është çasti i duhur që të shikohet se çka po ndodhë në Tunizi. Kjo ishte një thirrje e hapur ndaj Francës që të ndërhyjë drejtpërdrejtë në Tunizi.
S’ka dyshim, po ashtu, se deklarata e dhëna nga Ministri i Mbrojtjes tuniziane u ka dhënë shansin analistëve që të flasim për mundësinë e ndonjë grusht-shteti të ndihmuar drejtpërdrejt nga Franca. Kjo erdhi si rezultat i një deklarate të tij me që rast ai kishte potencuar se ai dhe ushtria nuk po merrnin urdhra drejtpërdrejt nga qeveria edhe pse ata ishin pjesë e një qeverie legjitime.
Franca tërë kësaj ia ka bashkangjitur edhe së fundmi edhe qëndrimin e saj armiqësorë ndaj revolucionarëve sirian, këtë qëndrim e shprehu përmes vetë Presidentit i cili kishte thënë se Bashkimi Evropian nuk do të heqë embargon e armëve ndaj kryengritësve sirian për aq sa të ketë mundësi që kriza të tejkalohet me ndonjë zgjidhje paqësore të mundshme. Ndërsa arsyeja e kësaj, siç është e ditur tashmë nga të gjithë, është frika nga islamikët. Dhe mbi të gjitha është frika se mos eventualisht dividendët islamik po arrijnë që të korrin fitore në vend që të arrihet ndonjë zgjidhje paqësore që do të përfshinte edhe mbetjen e Esedit në politikat e ndonjë alternative islamike.
Franca, në të gjitha pikëpamjet e saj, është duke e mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj forcave islamike pavarësisht nëse ato janë në pushtet apo janë në rolin e opozitës, duke ia bashkangjitur kësaj edhe marrëdhëniet e tendosura që ajo mban përbrenda saj me vetë komunitetin mysliman si dhe me tërë botën islame në përgjithësi ( vetë qëndrimi i saj karshi çështjes së Palestinës është pjesë e kësaj armiqësie).
Pa dyshim se e tërë kjo do të mund të çoj tek ndonjë konflikt i ashpër e që ndoshta vetë Mali mund të bëhet një mollë sherri e re, e që nga analistët nuk përjashtohet mundësia që Mali të shndërrohet në një Afganistan të ri, e që më nuk mbetet vend që të pyetet për qëndrimet e saj kontradiktore rreth vlerave të pluralizmit, lirisë dhe demokracisë mbi pretendimin e të cilave janë ngritur si shtete. E si mund të thirren në këto vlera kur haptas synojnë rrëzimin e qeverive që erdhën në pushtet përmes zgjedhjeve të lira ??.
Përktheu: Artan Musliu