Një baba i devotshëm kinez, bën çdo ditë 28 kilometra rrugë, për të dërguar të birin me aftësi të kufizuara në shkollë.
Yu Xukang e bën distancën e madhe me të birin Xiao Qiangmbi mbi një shportë, që e mban mbi shpinën e tij.
40-vjeçari nga një provincë në juglindje të Kinës, 200 milje larg Shangait, refuzoi të hiqte dorë nga shkollimi i fëmijës, kur ai ishte 10-vjeç dhe nisi të shfaqte problemet e para me fizikun.
Duke qenë se nuk kishte asnjë mjet transporti, babi nuk gjeti rrugë tjetër, veçse ta transportonte atë vetë. Ai shprehet se “unë e di se im bir është fizikisht i paaftë por jo mendërisht i tillë.
Unë nuk munda të gjej asnjë shkollë të afërt, që ta pranonte atë”. Babai është ndarë më të ëmën ë djalit, tashmë 12-vjeçar, kur ai ishte 3-vjeç, dhe vendosi ta rrisë i vetëm atë.
Pas bërjes publike të historisë frymëzuese, qeveria vendosi të akordonte fonde qeveritare pranë shkollës.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Ja aplikacionet më të mira
next article
Dita e Majkrosoftit kushtuar sektorit joqeveritar
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago