Shkolla private islame Abraar, është vlerësua si shkolla fillore me notën më të lartë në Otava për rezultatet në lexim, shkrim dhe matematikë, thuhet në studimin e lëshuar të dielën nga Instituti Frejzer
Ndërkohë, performanca akademike e shkollave publike fillore në Otava mezi u ngrit mbi mesataren krahinore, dhe u tejkalua nga shkolla katolike, thotë Instituti Fraser, një politikë publike që rendit shkollat fillore dhe të mesme gjate vitit.
Mesatarisht, shkollat e Distriktit të Ottawa-Carleton i vlerëson Bordi shkollor me nota nga 6,1 në 10, në krahasim me mesataren provinciale nga e gjashta tek e dhjeta. Bordi i Shkollës katolike shënoi një mesatare prej 6.6 nga 10.
Shkolla Abraar, që gjendet në Grenon Avenue në perëndim te Otavës, arriti notën 9,4 nga 10. Ajo ka zënë vendin e 41-të në krahinë.
“Ne jemi shumë të ngazëllyer”, ka thënë drejtori Mohammed Salim. “Kemi një ekip të dedikuar të mësuesve, të cilët me të vërtetë i kuptojnë nxënësit. Ata kanë një pedagogji kulturore relevante që u mundëson arritje të lartë studentëve tanë.”
“Raporti ynë i ndihmon prindërit dhe edukatorët prioritizimin e sfidave të mësimit në shkollat e tyre,” thotë Peter Cowley, Drejtori i institutit Fraser Institutit te studimeve dhe performancës shkollore. “Të gjitha shkollat janë të afta për përmirësim, pavarësisht nga sfidat personale apo familjarët me të cilat nxënësit e tyre mund të përballen.”
Pas Shkollës Abraar, shkollat me notë të lartë në Otava janë: George-Etienne Cartier- Shkolla katolike frenge, (e 57-ta në provincë); Shkolla publike Katimavik në Kanata (e 78-ta), Shkolla Publike e Hilson Avenue (e 88-ta), shkolla katolike Shën Isidor në Kanata dhe shkolla katolike frenge Édouard-Bond, (të dyja të renditura ne vendin e 105-të).
 
Përgatiti: Naim Berisha