Para vetëm një jave, bota po festonte Ditën Ndërkombëtare të Grave, duke lavdëruar idealet e lirisë, barazisë dhe dinjitetit. Por, prapa këtyre fjalëve, si qëndron realiteti? Nëse e kemi parasysh progresin që është bërë për sa i përket çështjes së të drejtave të gruas, e kemi patjetër edhe t’i gjykojmë abuzimet e bëra përmes instrumentalizimit të konceptit francez të laicizmit – koncept ky i përfafërt me idenë e sekularizmit – i cili është shtrembëruar seriozisht.
Ligji francez i miratuar më 15 mars 2004, që rregullonte mbajtjen e simboleve fetare të cilat shfaqin përkatësinë fetare në institucione publike arsimore, u miratua dhe u legjitimizua duke u konsideruar që është në pajtueshmëri më konceptin e laicizmit. Ky pretendim është krejtësisht i çuditshëm, kur e dimë se koncepti i laicizmit, në kuptimin e tij origjinal, është zhvilluar për të siguruar lirinë e vetëdijes dhe lirinë e adhurimit. Megjithatë, ky koncept është tradhëtuar plotësisht duke u interpretuar si një ideologji kufizuese, shtypëse dhe përjashtuese. Ai më nuk promovon lirinë e shprehjes brenda një sfere pluraliste dhe neutrale, por ka për qëllim neutralizimin e shprehjes fetare në sferën publike, veçanërisht shprehjen e një besimi fetar. Vërtet, ligjet dhe masat e bazuara në laicizëm vazhdimisht dhe në mënyrë të rrezikshme e nxitin ndjenjën e islamofobisë.
Ndalimi i mbulesës islame në shkollat publike fillore dhe të mesme, i cili dukshëm ishte preokupimi kryesor, ishte vetëm hapi i parë në një seri ligjesh dhe masash diskriminuese, të cilat që nga ajo kohë e deri sot, në mënyrë eksplitice e kanë në shënjestër islamin, përmes mbuleses. Në debatet publike, ngriten zëra që e shprehin dëshirën e tyre për ndalim të mbuleses në universitete dhe kompani private – edhepse kjo është gjendja në shumicën e tyre, krahas faktit që Kodi i punës rreptësisht e ndalon diskriminimin fetar. Jo vetëm që këto praktika kanë për qëllim t’i zhdukin gratë muslimanë të cilat konsiderohen si shumë të dukshme në peizazhin arsimor dhe profesional, por ato kanë për qëllim edhe t’i mbajnë ato larg sferave shoqërore dhe kulturore. Atyre u ndalohet t’i shoqërojnë fëmijët e tyrë gjatë ekskurzioneve shkollore, përderisa ato duan ta përfocojnë përvojën e tyre arsimore, ato rrefuzohen nga organizatat bamirëse, kur duan t’u ndihmojnë personave me nevoja të veçanta, ligjërisht përjashtohen nga vende private si restorante dhe klube fitnesi, ato ballafaqohen edhe me dhunë verbale dhe fizike, dhunë kjo e cila është në rritje dhe shpesh mbetet e padënuar.
E parë ndonjëherë si simbol i shtypjes, ndonjëherë e interpretuar si provokim, ka tendenca që mbulesa të mishërojë, në imagjinatën kolektive, “tjetërsinë” e cila nuk ka vend në shoqëri. Atmosfera politike, e errësuar nga ideologji populiste që po përhapen në tërë Evropën, e përfocon këtë ndjenjë përmës nxitjes dhe instrumentalizimit të frikës, më qëllim të paraqitjes së “tjetrit” si bartës i një kërcënimi që rrezikon identitetin “tonë”, vlerat “tona” dhe ardhëmrinë “tonë”. Së bashku, ne duhet t’i luftojmë këto stereotipe dhe frikëra të që vijnë si pasojë e injorancës. Këtë duhet ta bëjmë duke u dhënë grave muslimane shtetësi të plotë, duke e marrë parasysh individualitetin dhe veçorinë e tyre përtej veshjes së tyre, dhe duke u mundësuar gëzim të plotë të drejtave të tyre – e para nga këto: kontrolli mbi trupat e vet. Në një periduhë të krizave të thella politike, ekonomike, shoqërore dhe identitare, është koha që seriozisht ta analizojmë dhe ta luftojmë diskriminimin shumëanësh me të cilin ballafaqohen gratë muslimane për shkak të gjinisë, besimit fetar dhe përkatsësisë së tyre racore.
Në të kundërtën, rrezikohet demokracia, qytetaria e përgjegjshme dhe prosperiteti shoqëror. /Burimi: efomw.ue/
EDITOR
11 years ago
previous article
Lufta në Siri, në sytë e fotografëve (FOTO)
next article
Reflektimet e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
22 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
22 hours ago