Muhamedi faktorizoi tërë kapacitetin e tij për çlirimin e grave dhe këtë e përmbushi përmes modelit perfekt që legjitimoi.([1])

Të paktën 2/3 e grave, i janë ekspozuar gjatë jetës së tyre tablove të ndryshme të dhunimit shtëpiak, dukuri e cila ka pasur impaktin e vet vjetor tek katër milion gra në Gjermani dhe katër milion bashkëshorte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(2)

Kjo është situata e tyre, teksa Islami është diçka e ndryshme!!

Pa dyshim që nga vetë natyra gratë janë të dobëta apo të brishta, porse kjo dobësi nuk bën pjesë tek dobësia e diskredituar, pasi ajo nga njëraanëështë përtej vullnetit të tyre dhe nga ana tjetër është diçka e lavdëruar dhe e dëshiruar. Sa i përket dobësisë së pavullnetshme, ajo është dobësia strukturore fizike ku ato s’mund të bëjnë asnjë rreng dhe as mund të qortohen; ndërsa dobësia e lavdërueshme konsiston në dobësinë e zemrës dhe ndjesisë, përmes së cilës nënkuptohen emocionet e brishta dhe natyra e qetë, që padyshim është diçka për t’u admiruar tek gratë dhe që sa më tepër të shtohet – por pa tepri – bëhet një karakteristikë më e sjellshme dhe më e hijshme…

I Dërguari i Allahut (a.s.) e vlerësonte këtë dobësi të gjendur tek gratë dhe angazhohej që ta imunizonte atë prej dëmtimit fizik dhe moral. Mëshira e tij ndaj tyre shfaqet përmes më se një forme dhe qëndrimi…

I Dërguari i Allahut (a.s.) ka porositur vazhdimisht në favor të grave duke u thënë shokëve të tij: “Porosituni midis jush për mirësjellje ndaj grave”(3), këshillë kjo që vjen tekstualisht e përsëritur edhe në Haxhin e Lamtumirës, teksa Profeti (a.s.) po u fliste mijëra të pranishmëve të Umetit Bashkësisë së tij, duke qenë i bindur mbi rëndësinë strategjike të kësaj porosie deri në atë masë sa t’i dedikonte asaj një segment të veçantë të ligjërimit të tij në atë ditë madhështore…

Në këtë ditë i Dërguari i Allahut (a.s.) tha: “Porosituni midis jush për mirësjellje ndaj grave, pasi ato janë robëresha tek ju”(4).

Profeti (a.s.) i përngjan ato me robëreshat ngaqë dihet se autoriteti dhe kujdestaria janë në dorën e burrit, vendimi për t’u ndarë apo divorcuarështë po në dorën e këtij të fundit dhe po kështu dihet edhe potenca e burrit dhe dobësia e gruas, gjëra këto që e bëjnë gruan të mbetet në një situatë ku s’mund të bëjë asnjë rreng; prandaj dhe e shkrifëron ndjesinë e burrit kundrejt dobësisë së saj, përmes këtyre fjalëve.

Profeti (a.s.) po në këtë kontekst ka thënë: “Më i miri prej jush është ai qëështë më i miri për bashkëshorten e tij; e unë jam më i miri ndër ju për bashkëshorten time”.(5)
Përmes një artikulimi të mrekullueshëm retorik, i Dërguari i Allahut (a.s.)kristalizon faktin se gratë janë tëbarsvlershme me burrat në vlerë dhe në pozitë, e të qenët e tyre gra nuk u pakëson atyre kurrësesi ndonjë gjë, thotë: “Faktikisht gratë janësimotrate burrave”.(6)IbënelEthiri thotë: “Simotrat e burrave” do të thotëtë njëjta dhe të barasvlershme me ta.(7)

Për më tepër, i Dërguari i Allahut (a.s.) i urdhëron muslimanët që të mos ndjejnë antipati për gratë qoftë edhe në rastet kur prej tyre burojnë disa karaktere jo të dëshirueshme, thotë: “Mos ta urrejë besimtari besimtaren, n’e urreftë tek ajo një karakter, ajo ka një karakter tjetër që ai e pëlqen”.(8)

Pa dyshim se Profeti (a.s.) e thotë këtë konceptim madhështor në pasim të Shpalljes që inicion fjala e Allahut të Madhëruar dhe Lartësuar: “Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira”.(9)

Porse aspekti që të bie më shumë në sy në lidhje me mëshirën që ushqente i Dërguari i Allahut (a.s.) për gratë, është ai praktik, në jetën e tij personale. Këto fjalë të mrekullueshme të tij nuk ishin thjesht pilula qetësuese për botën emocionale të grave, ose lajkatime joreale; fakti është se ato ishin fjalë që gjejnë zbatim në praktikën e përditësisë jetësore – madje nëçdo moment – në shtëpinë e Profetit (a.s.) dhe në ato të shokëve të tij fisnik (r.a.)..

I drejtohemi botës mbarë dhe e sfidojmë atë që të na sjell qoftë edhe një qëndrim apo rast të vetëm nga jeta e të Dërguarit të Allahut (a.s.) në të cilin të ketë dëmtuar, lënduar apo rënduar një grua, qoftë prej bashkëshorteve të tij e qoftë prej grave të muslimanëve, madje qoftë edhe prej grave të idhujtarëve…

Mjafton të citojmë disa nga qëndrimet që ai ka mbajtur me gratë, të cilat s’kanë nevojë as për koment dhe ku shpaloset qartë dimensioni i mëshirës që Muhamedi (a.s.) kishte për to…

Kur Ebu Bekri (r.a.) kërkoi leje të hynte tek i Dërguari i Allahut (a.s.), dëgjoi zërin e Aishes – vajzës së tij – të ngritur. Pasi hyri iu avit ta godiste dhe tah: A po të shoh t’ia ngresh zërin të Dërguarit të Allahut (a.s.) Profeti (a.s.) e pengoi dhe Ebu Bekri doli i zemëruar nga Aishja. Kur Ebu Bekri (r.a.) doli, Profeti (a.s.) i tha: “Si t’u duka, tëshpotave nga burri?” Transemtuesi thotë: Ebu Bekri (r.a.) qëndroi disa ditë pa shkuar dhe më pas shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i kërkoi leje të hynte. Kur hyri gjeti se ata të dy Profeti (a.s.) dhe Aishja (r.a.) ishin pajtuar. Atëherë ai tha: Më fusni edhe mua nëpaqëtimin tuaj, siç më futët në konfliktin tuaj. Profeti (a.s.) tha:“Ashtu po bëjmë, ashtu”.(10)

Mëshira e Profetit (a.s.) në këtë rast, është më e madhe se ajo e babait. Babai i Aishes – Ebu Bekri – deshi që ta ndëshkonte atë për gabimin e bërë, ndërsa i Dërguari i Allahut (a.s.), për shkak se ushqente mëshirë për të, e pengoi të atin e saj nga ajo!

Ndodhte ndonjë herë që bashkëshortja e tij të gabonte rëndë në sytë e njerëzve, duke e vënë Profetin (a.s.) në siklet, porse pavarësisht kësaj, falë mëshirës së tij ai e arsyeton qëndrimin e saj, e mëshiron dobësinë e saj, e justifikon xhelozinë e saj dhe nuk irritohet e as kalon caqet, porse toleron dhe falë… Enesi (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) gjendej tek njëra prej nënave të besimtarëve bashkëshorteve të tij dhe një tjetër prej tyre dërgoi tek ata ushqim. Bashkëshortja prezentë e goditi dorën e sjellësit të ushqimit dhe ena me ushqim u rrëzua dhe u thye. Profeti (a.s.) i mori dy copat, e bashkoi njërën tek tjetra dhe në to e grumbulloi ushqimin, duke thënë: “Xhelozoi nëna juaj, hani!”. Ata hëngrën dhe ai priti derisa ajo bashkëshortja ku gjendeshin erdhi me enën e saj të shtëpisë së saj. Enën e saktë Profeti (a.s.) ia dha sjellësit të ushqimit, ndërsa atë të thyer ela në shtëpinë e asaj që e theu enën.(11)

I Dërguari i Allahut (a.s.) e mori shtruar këtë qëndrim, e mblodhi ushqimin, i ftoi të hanë miqtë e tij dhe zemërimin e bashkëshortes së tij e interpretoi përmes xhelozisë, duke mos harruar t’ia ngrejë lartë vlerën e saj, përmes thënies: “Xhelozoi nëna juaj”, pra nëna e besimtarëve!!

Ç’mëshirë e mrekullueshme kjo mëshirë qëstrehohej në zemrën e Muhamedit(a.s.)!

S’ka dyshim, siç e përmendëm në hulumtimin e mëparshëm, se mëshira e Profetit (a.s.) për jetimët ishte më e madhe dhe më e fuqishme; po kështu mëshira e tij për vejushat ishte më e madhe dhe më besnike…

I Dërguari i Allahut (a.s.) e ka ngritur vlerën e atij që përkujdeset për çështjet e gruas së ve, në atënivle ku nuk i shkon mendja askuj, thotë: “Ai që rend pas halleve të vejushës dhe të vobektit, është sikurse ai që përpiqet lufton në rrugë të Allahut, apo si ai që falet përgjatë natës dhe agjëron gjatë ditës”.(12)

Çfarë vlere dhe nderimi!!

I Dërguari i Allahut (a.s.) ishte njeriu që nxitonte më shumë se çdokush tjetër ta praktikonte atë që thoshte. Në këtë kontekst AbdullahibënEbiEufe, transmeton se Profeti (a.s.) denjonte dhe nuk e përbuzte të ecurën me të venë dhe të vobektin; që t’ua kryente atyre nevojën që kishin(13)…

Madje më e mahnitshme se kjo, është mëshira e tij për skllaven, në kuadrin e së cilës EnesibënMaliku(r.a.) transmeton duke thënë: “Është e vërtetë që ndonjëra prej skllaveve të banorëve të Medinës e merrte përdore të Dërguarin e Allahut (a.s.) dhe ajo shkonte me të ku donte!”.(14)IbënHaxheri e komenton sa në fjalë duke thënë: “Shprehja me “e merrte për dore” tregon kulmin e reagimit, pra edhe nëse çfarë i nevojitej asaj, ishte jashtë Medinës dhe ajo i kërkonte atij (a.s.) ta ndihmonte për atë. Sa në fjalë tregon për modestinë e tij kulmore dhe distancimin e tij të skajshëm nga të gjitha llojet e menjemadhësisë”.(15)

Dhe ne shtrojmë pyetjen:
A kanë dëgjuar banorët e tokës që një kryetar shteti, apo komandanti i një kombi të shkojë në vende të ndryshme që ai vetë t’ia kryejë gjërat që i nevojiten një gruaje të thjeshtë që s’e kapërcen të qenët e një shërbëtoreje, për më tepër qëështë skllave që nuk ka në dorë asgjë prej çështjes së vetë?!

Kjo që shohim nga i Dërguari i Allahut (a.s.) përbën argumentin më të arrië mbi profetësinë e tij, pasi këto karaktere dhe morale prestigjioze nuk mund të vijnë përveçse nga një profet.
Të vërtetën thotë për të Dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.), Allahu i Lartësuar: “Nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), përveçse mëshirë për botët”.(16)
Dr. Ragibes Sirxhani
Shqipëroi: Altin Torba
________________________________________
(1)- UasifButrusGali (mendimtaregjiptian i krishterë).
(2) – Frederiko Mayer, “AlemunXhedid”, faqja 137.
(3) – Buhari (4890), Muslimi (1468), etj.
(4) – EtTermidhi (1163), IbënMaxhe (1851) dheAmedi (20714), El Albanithotë se transmetimiështëhasen-i mirë.
(5) – EtTirmidhi (3895), qëthotë se transmetimiështësahih-i saktë; IbënMaxhe (1977), etj. El Albaninë “Sahihu el Xhamia (3314) kathënë se transmetimiështësahih-i saktë.
(6) – EtTirmidhi (113), qëthotë se transmetimiështësahih-i saktë; Ebu Daudi (236), etj. El Albaninë “Sahihu el Xhamia (1983) kathënë se transmetimiështësahih-i saktë.
(7) – Shih “Aunu el Meabudi” 275/1, me autor Muhamed Shemsu el Hak el AdhimAbadi.
(8) – Muslimi (1469), El Bejhaki në “Es Sunen el Kubra” (14504), etj.
(9) – (Kuran: Nisa, ajeti: 19).
(10) – Ebu Daudi (4999), Ahmedi (18418), etj. Shuajb el Arnauti thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih-i saktë, sipas kriterit të Muslimit.
(11) – Buhari (2349), En Nesai teksti i takon transmetimit tëtij (3955), etj.
(12) – Buhari (5028), Muslimi (2982), etj.
(13) – En Nesai (1414), Ed Darimi (74), etj. El Albani ka thënë se ky transmetim është sahih-i saktë.
(14) – Buhari transmetimi i takonatij (5724), Ebu Daudi (4818) dheIbënMaxhe (4177).
(15) – Shih “Fet’hu el Bari” 490/1, me autorIbënHaxher.
(16)- (Kuran: Enbija, ajeti: 107).